Uncategorized
Rezultatet paraprake dhe fituesit e parë të zgjedhjeve
Numërimi i deritashëm i votave edhe pse është ende në fillim, e vërteton trendin e paralajmëruar të “rrëshqitjes nga e djathta”, së paku në disa prej kantoneve. Në Aargau dhe në Graubünden partitë SVP dhe FDP janë duke prirë me rezultate. Në Aargau madje në një komunë të vogël SVP ka fituar me 60%. Ndërsa partia BDP e ministres Eveline Widmer-Schlumpf ka humbur në kantonin e saj të lindjes.
Ende pa u mbushur as një orë nga mbyllja e kutive të votimit, nga numërimi i deritashëm dalin së paku dy fitues të zgjedhjeve për vendin e deputetit në Dhomën e Kantoneve. Anita Fetz nga Partia Socialdemokrate që përfaqëson Bazelin dhe Ivo Bischofberger nga CVP (Kantoni Appenzell Innerhoden) duket se kanë siguruar vendet në këtë dhomë, duke fituar shumicën absolute në rundin e parë.
Fetz, e cila do të jetë për herë të katërt radhazi në parlament, ka fituar 32934 vota ose 66.5% nga votat e dërguara me postë. Rezultati plotësohet edhe nga votat e dhëna drejtpërdrejt në kutitë e votimit por nisur nga epërsia që ka Fetz tash, ai nuk mund të përmbyset
Shumë afër për të arritur në këtë pikë, sipas të dhënave aktuale nga komisionet zgjedhore janë edhe kandidatët e SP-së Daniel Jositch (Cyrih) dhe Pascale Bruderer (Aargau).
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











