Lajme
Rezultatet e para të masave: Zviceranët lëvizin dukshëm më pak
Nëse në mesin e tetorit zviceranët kanë bërë lëvizje prej rreth 20 kilometrash në ditë, distanca mesatare ditore të premten e kaluar ishte vetëm 13.9 kilometra
Që nga mesi i javës, në Zvicër është ulur ndjeshëm lëvizshmëria për shkak të masave të shtrënguara për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.
Kjo tregohet nga të dhënat e lëvizshmërisë të ofruara nga “Intervista”, të cilat janë në dispozicion të gazetës “SonntagsZeitung”, transmeton albinfo.ch.
Kështu, nëse në mesin e tetorit zviceranët kanë bërë lëvizje prej rreth 20 kilometrash në ditë, distanca mesatare ditore të premten e kaluar ishte vetëm 13.9 kilometra.
Ngadalësimi u shtua ndjeshëm pasi të mërkurën, kantonet patën njoftuar se do të anulonin aktivitetet me shumë pjesëmarrës dhe Këshilli Federal kishte kufizuar ngjarjet publike në 50 persona si dhe kishte mbyllur klubet dhe diskotekat.
Ekspertët shpresojnë se kjo shpejt do të ketë ndikim e vet në uljen e numrit të rasteve.
Ulja e përdorimit të mjeteve të trafikut publik, sidomos e atij hekurudhor, sipas Ndërmarrjes Federale të Hekurudhave, SBB, është vënë re edhe në javët e mëparshme, transmeton albinfo.ch një raport të srf.ch.
Kështu, rekomandimi për të punuar nga shtëpia dhe për të zvogëluar numrin e kontakteve ka zvogëluar për 70% qarkullimin në trafikun rajonal të SBB në javën kalendarike 43 (19-25 tetor) (java e mëparshme 75%).
Ulja e qarkullimit është evdiente por është ende larg situatës në mars / prill, kur niveli i shfrytëzimit të SBB-së kishte rënë në rreth 20%.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














