Lajme
Rezervat e naftës mbesin pasuri e Shqipërisë
Shqipëria ka rreth 180 milionë ton naftë në burime e saj nëntokësore, por nxjerrja dhe përpunimi i kësaj lënde të çmuar kërkon shumë investim dhe teknologji.
Aktualisht, Shqipëria ka 30 milionë ton rezerva nafte të nxjerra, ndërsa janë harxhuar deri më tash 50 milionë.
Të dhënat u bënë të ditura nga zëvendësministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, gjatë diskutimeve në komisionin parlamentar të Ekonomisë të dy projektligjeve për hidrokarburet, atë për heqjen e Albpetrolit nga trajtimi preferencial fiskal si dhe marrëdhëniet hidrokarbure të kësaj kompanie me palët e treta pas privatizimit.
“Projektligji privatizon një kompani që sot është shtetërore dhe nesër, pas procesit të privatizimit, do të operojë si të gjitha kompanitë e tjera private në këtë sektor. Rezervat e naftës mbesin pasuri të këtij vendi, puset dhe nafta nuk privatizohen dhe askush nuk e ka thënë. Nuk duhet spekuluar me këtë koncept”, ka deklaruar Bozdo. /start&albinfo/
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











