Rexhepi: Nuk intervenojmë në veri
Një vjet pas intervenimit të policisë speciale në veri, ministri Bajram Rexhepi tha se nuk do të ketë më skenare të njëjta
Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka zbutur qëndrimin karshi komunave të “rebeluara” të Kosovës. Ai tash ka përjashtuar mundësinë e përsëritjes së intervenimit në veri, ndërsa tha se Qeveria e Kosovës është e interesuar që të shuhen strukturat paralele atje dhe veri dhe të integrohet në kuadër të institucioneve të Prishtinës.
“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që t’i shuajë strukturat paralele në veri, mirëpo kjo nuk mund të arrihet pa ndihmën e KFOR-it dhe policisë së EULEX-it”, ka thënë Rexhepi gjatë vizitës që i bëri fshatit Drenoc të Klinës, raporton RTK. Ai ka thënë se është i interesuar për integrimin e asaj pjese të vendit.
Ndryshe Bajram Rexhepi disa herë ka kërcënuar se do të intervenojë sërish me njësitë ROSU në veri. Madje disa herë njësitet speciale të policisë kosovare janë dislokuar në Mitrovicë, për raste intervenimi. Kjo është hera e parë e ministrit të rendit që deklarohet se në veri nuk mund të ndërhyhet vetëm.
Një vit më parë, më 25 korrik, me urdhër të kryeministrit Hashim Thaçi njësitet e policisë kosovare intervenuan në veri. Ky intervenim rezultoi me një polic të vdekur, por për herë të parë institucionet e Kosovës u dislokuan në pikat 1 dhe 31, përkatësisht në dy akset rrugore që lidhin Kosovën me Serbinë.
Ministria Rexhepi gjatë vizitën në Klinë, nërkaq tha se MPB dhe Policia e Kosovës po angazhohen maksimalisht që qytetarët e Kosovës të ndjehen të sigurt në vendin ku jetojnë. Rexhepi dënoi djegien e dy shtëpive të banoreve serbë, që kishte ndodhur kohë më parë, në fshatin Drenoc të Klinës.
Ai ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të caktojë një zyrtar policor, që të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët, në mënyrë që Policia e Kosovës të jetë sa më afër për reagime në rast nevoje.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni ka thënë se Policia e Kosovës është çdo herë e gatshme që t`u ofroj siguri banorëve të komunës së Klinës dhe se stacioni i Policisë në Klinë ka kapacitete të mjaftueshme për t`i siguruar qytetarët e kësaj komune.
Ministri kosovar i rendit, ka vizituar Istogun, por edhe fshatin Talinovc të Ferizajt ku dy javë më parë u vranë me armë gjuetie dy serbë të familjes Jevdiq. Rexhepi e informoi familjarët dhe qytetarët e asaj zone se Policia e Kosovës së bashku me EULEX-in është duke vazhduar hetimet lidhur me zbardhjen e këtij rasti.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Sot dita e tretë e Samitit të Diasporës, ja çfarë përfshin agjenda Në ditën e fundit të Samitit të Diasporës në Pallatin e Kongreseve priten panele mbi integrimin... -
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare -
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix -
Tedi Papavrami sjell “24 Kapriçot” e Paganinit në TKOBAP -
Londër
Alda Dizdari do të sjell një mbrëmje të veçantë të muzikës klasike në Londër
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë












