Futboll
Rexhbeçaj vazhdon me Wolfsburgun: Kjo është shtëpia dhe familja ime
Bundesliga gjermane është e pasur me futbollistë shqiptarë që janë shumë të dalluar në skuadrat e tyre.
Njëri ndër ta është edhe Elvis Rexhbeçaj. Ai është vetëm 21-vjeçar, derisa ka zhvilluar 23 ndeshje, 12 i ka nisur si titullar dhe ka shënuar 1 gol.
Rexhbeçaj ka firmosur kontratën e re deri në vitin 2023 me ekipin gjerman, përcjell albinfo.ch.
“Elvisi është rritur me kalimin e viteve dhe ka patur vazhdimësi nga ekipet e të rinjve në Bundesligë e deri tek ekipi i parë. Ai nuk ka humbur përqendrimin te puna. Ai punon fort dhe do të rrisë ende nivelin e tij në vitet që do të vijnë”, është shprehur drejtori sportiv, Marcel Schafer.
Futbollisti shqiptar ka treguar për emocionet, pasi nënshkroi kontratën e re. “I kam borxh gjithçka VfL-së në fushën e sportit. Këtu unë kam qenë në gjendje të zhvillohem në një nivel të lartë dhe në kushte më të mira. Volfsburgu prej kohësh është bërë shtëpia jonë për familjen time dhe për mua, prandaj shpejt u bë e qartë për mua se do të doja të zgjasja kontratën time këtu”, u shpreh mesfushori shqiptar.
Derisa ka vazhduar me skuadrën gjermane, ai ende nuk ka vendosur për cilën kombëtare do të luajë, ku në garë për të janë Gjermania, Kosova dhe Shqipëria.
Elvis #Rexhbecaj bleibt beim VfL – Das Wölfe-Eigengewächs hat einen neuen Vertrag bis 2023 unterschrieben! #immernurdu #VfLWolfsburg ? pic.twitter.com/MjgNByrgYG
— VfL Wolfsburg (@VfL_Wolfsburg) May 6, 2019
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












