Lajme
„Revulucion“ i demonstruesve në Bosnjë
Organizatorët e protestave kundër situatës së keqe ekonomike dhe mjerimit në Bosnjë e Hercegovinë kanë paraqitur tani një katalog kërkesash. Objektivi i tyre është një "revolucion politik"
Ende shihet tymi nga ndërtesat, të cilave iu vu zjarri në Sarajevë dhe Tuzla, shumë ndërtesa në të dy qytetet janë shkatërruar. Spitalet kanë bërë publike të dhënat, sipas të cilave në përleshjet e ashpra mes demonstruesve dhe policisë të premten janë lënduar më shumë se 150 njerëz.
Ata kërkojnë një qeveri të re rajonale në Tuzla, të përbërë vetëm nga ekspertë. Të ardhurat e të gjithë politikanëve duhet të orientohet te pagat mesatare në vend, të cilat janë në nivel shumë të ulët. Privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore duhet të kthehet mbrapsht, politikanët e korruptuar dhe të tjerë “kriminelë të ekonomisë” duhet të nxirren para drejtësisë.
Qyteti industrial Tuzla në veri të Bosnje-Hercegovinës, të premten ishte qendra e dhunës. Njerëz të maskuar sulmuan selinë e administratës rajonale dhe i vunë zjarrin ndërtesës. Mijëra demonstrues duartrokitën vënien e zjarrit dhe penguan punonjësit e zjarrfikësit në shuarjen e flakëve.
Një nga drejtuesit e protestave në Tuzla, Aldin Siranoviç, shprehu mllefin e protestuesve. “Kanë 25 vjet që nga vjedhin dhe shkatërrojnë të ardhmen tonë.”
Në kryeqytetin e vendit Sarajevë, protestues të inatosur i vunë zjarrin një krahu të ndërtesës presidenciale. Nga flakët u shkatërruan pjesë të çmuara të arkivit të shtetit. Edhe një ndërtesë e administratës rajonale u përfshi nga flakët.
Dhjetëra mijëra vetë kanë dalë në rrugë në gjithë vendin ditët e fundit, për të protestuar kundër korrupsionit të lartë dhe politikanëve sipas tyre të paaftë.
Trazirat nuk janë “puç shtetëror” por një “goditje e popullit kundër mafias shtetërore”, i analizoi protestat ministri i Brendshëm Fahrudin Radoncic. “Këta janë fëmijët e prindërve që nuk kanë para për bukë”.
Demonstrime pjesërisht të dhunshme pati edhe në Zenicë, Bugonjo, Cazin, Bihaç dhe shumë qytete të tjera.
Protestat dhe trazirat e ditëve të fundit janë më të mëdhatë që prej luftës së Bosnjes (1992-95). Pjesë të gjera të popullsisë jetojnë në varfëri ekstreme.
Çdo i treti është i papunë në Bosnjë, me një popullsi prej 3.8 milionë banorësh.
/DW/
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













