E-Diaspora
Revista amerikane për artistin shqiptar, Petrit Halilaj
Kosova që ka shpallur pavarësinë e vet në vitin 2008, këtë verë do të përfaqësohet për herë të parë në Bienalen e Venedikut, përmes artistit Petrit Halilaj
Revista amerikane e specializuar për arte pamore “GalleristNY”, shkruan për artistin shqiptar nga Kosova me qëndrim në Gjermani, Petrit Halilaj, gjegjësisht për pjesëmarrjen e tij në ekspozitën më të madhe botërore, bienalen e Venedikut, ku ai e përfaqëson shtetin e Kosovës.
“Shteti ballkanik i Kosovës, që ka shpallur pavarësinë e vet në vitin 2008, këtë verë do të përfaqësohet për herë të parë në Bienalen e Venedikut. Ditë më parë nga autoritetet është deklaruar se Kosova do ta dërgojë Petrit Halilajn në këtë aktivitet, ndërsa detyrën e kuratorit do ta ketë Kathrin Rhomberg.
Bienalja e njohur fillon më 1 qershor dhe përfundon më 24 nëntor.
Vepra artistike e Petrit Halilaj është e rrënjosur thellë në një kërkim të përhershëm të asaj çfarë është realitet dhe se si ai realitet mund të prezantohet përmes artit. Kujtimet e tij nga fëmijëria në fshat, përvoja e tij personale me luftën, shkatërrimin, eksodin dhe zhvendosjen janë bazat kryesore të reflektimeve të tij për jetën dhe njeriun.
Arti i Petrit Halilajt është unik por ky lloj i gjallimit transnacional dhe përvoja e thelbit të punës së tij nuk janë të tilla. Në të kundërtën, ajo, në një masë të ndryshueshme është një realitet gjithnjë më bashkëkohor që prek gjithnjë më shumë jetët e të gjithëve dhe e gjithë kjo është një pikënisje për prezantimin e parë të Kosovës në Bienalen e Venedikut.
Petrit Halilaj i cili është i lindur në vitin 1986, ka pasur një agjendë të përmbushur vitin ë shkoi. Ai ka pasur ekspozita personale në Wiels, Bruksel, dhe në Galerinë Nacionale të Kosovës. Në vitin 2014 ai do të ekspozojë punimet e ij në “Fridericianum” të Kasselit, në Gjermani, përfundon “GalleristNY”.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











