Lajme
Restorantet zvicerane duan të hapin zona edhe për të pavaksinuarit
Mediat zvicerane raportojnë se disa kompani në Zvicër kanë krijuar zona të veçanta në kafenetë e tyre në vend për punonjësit e vaksinuar dhe të pavaksinuar, përcjell albinfo.ch.
Tani pronarët e restoranteve po u bëjnë thirrje autoriteteve që t’i lejojnë ata të bëjnë të njëjtën gjë.
Gastrosuisse, shoqata ombrellë për industrinë e restoranteve dhe hoteleve, është gjithashtu në favor të kësaj lëvizjeje.
“Ne mund të krijojmë zona, por edhe kohë gjatë të cilave mund t’u shërbejmë klientëve të pavaksinuar”, tha zëdhënësja e grupit Daniela Kimmisch.
Megjithatë, deputetët janë skeptikë se një organizim i tillë do të funksiononte, përfshirë Alois Gmür, i cili tha se shumë ndërmarrje nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për të krijuar zona të ndryshme.
Restorantet gjithashtu do të duhet të shpenzojnë shumë para për të krijuar sektorë të veçantë për ata që kanë një certifikatë Covid dhe të tjerët që nuk e kanë.
Megjithatë, ai tha se e kupton pse shumë në sektor e mbështesin këtë model. “E padrejtë është që certifikata është e detyrueshme në restorante, por jo në mensat e kompanisë”, tha ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











