Lajme
Restorantet në Zvicrën frankofone mbyllen sërish të shtunën në mbrëmje
Kantonet perëndimore ose frankofone të Zvicrës, nuk kishin pranuar mbylljen e lokaleve të gastronomisë, kur, më 11 dhjetor ishte marrë një vendim për këtë nga Këshilli Federal
Pas Kantonit të Gjenevës dhe atij të Jurës, edhe kantonet tjera frankofone, si: Vaud, Fribourg, Neuchâtel dhe Valis po shtrëngojnë masat e tyre kundër përhapjes së virusit të koronës.
Kështu, në kantonet e përmendura restorantet do të mbyllen nga e shtuna, 26 dhjetor në orën 23:00, ndërsa në Valis, nga ora 22:00.
Objektet sportive, ato të të kohës së lirë dhe objektet kulturore gjithashtu do të mbyllen.
Të hënën, kantoni i Gjenevës ka njoftuar se restorantet dhe objektet publike do të mbyllen përsëri, duke filluar nga ora 23:00 e së mërkurës.
Kantoni i Jurës tashmë ka tejkaluar vlerën e pragut prej 1 për numrin e riprodhimeve kështu që, nga e marta, do të kalojë në regjimin federal të masave kundër virusit.
Kantonet perëndimore ose frankofone të Zvicrës, nuk kishin pranuar mbylljen e lokaleve të gastronomisë, kur, më 11 dhjetor ishte marrë një vendim për këtë nga Këshilli Federal.
Arsyetimi i tyre ishte se në ato kantone kishte ulje të infeksioneve pasi që ato i kishin mbajtur mbyllur restorantet prej disa javësh, shkruan albimfo.ch. Në atë kohë, në pjesën tjetër të Zvicrës nuk kishte pasur mbyllje.
Por, ndërkohë ka pasur edhe në këto kantone një ngritje të numrit të infeksioneve dhe kjo ka shtyrë autoritetet e atjeshme që të marrin këtë vendim.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve











