Shqipëria
Restaurohet “Qafa e Pazarit” në Gjirokastër
Përmes një statusi në Facebook, Rama ka njoftuar se Gjirokastra, qyteti i gurtë, ka pritur një numër të konsiderueshëm në rritje të turistëve
Në Gjirokastër ka përfunduar faza e parë e Rilindjes së Qafës së Pazarit që përfshiu restaurimin e 10 blloqeve, për të qenë gati këtë sezon veror në pritje të më shumë turistëve të huaj dhe vendës.
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur këtë qytet, ku prej dy ditësh ka zhvendosur të gjithë kabinetin qeveritar. Përmes një statusi në Facebook, Rama ka njoftuar se Gjirokastra, qyteti i gurtë, ka pritur një numër të konsiderueshëm në rritje të turistëve.
“Dhe nga Gjirokastra e rritjes së konsiderueshme të numrit të turistëve, ku ka përfunduar faza e parë e Rilindjes së Qafës së Pazarit, me restaurimin e thellë të 10 blloqeve, ku janë zëvendësuar tërësisht edhe çatitë, dritaret, vetratat e dyqaneve, e ku po marrin jetë hotele e bujtina të reja në vend të rrënojave, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama në Facebook.
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum Vogëlushi nga Nepolja e Pejës Dyshohet se ka humbur jetën pas disa ditësh në gjendje kome,... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes,
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











