Kosova
Reshitaj: “Kosova e Re” dhe çdo fabrikë do të ketë filtër për pastrim të ajrit
“Jo vetëm termocentralet, por çdo biznes çdo fabrikë që ndërtohet duhet me pas filtrin e veçantë që e mbron ajrin dhe nuk lejon ngritjen e ndotjes së ajrit"
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, gjatë raportimit të saj në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor ka thënë se ndotja e ajrit është sfidë globale e sidomos për vendet që gjenden në zhvillim siç është Kosova.
Ministrja ka paralajmëruar se janë në përgatitje të një kampanje që çështja e ambientit të futet në kurikulat shkollore. Ndërsa ka thënë se termocentrali i ri do të ketë filtër të veçantë që e mbron ndotjen e ajrit.
“Jo vetëm termocentralet, por çdo biznes çdo fabrikë që ndërtohet duhet me pas filtrin e veçantë që e mbron ajrin dhe nuk lejon ngritjen e ndotjes së ajrit. Nuk do futet në funksion asnjë fabrikë e cila nuk ka filtër për ndalimin e ndotjes së ajrit”, ka thënë ajo. Deputetët pjesë e këtij komisioni janë njoftuar nga ministrja se ekzekutivi kosovarë do të bëjë hartimin dhe ndryshimin e ligjeve që janë në kuadër të këtij dikasteri.
E-Diaspora
-
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? ... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











