Lajme
Republika e Surinameve njeh pasaportat e Kosovës
Republika e Surinameve ka marrë vendim për njohjen e pasaportave të Republikës së Kosovës, njofton Ministra e Punëve të Jashtme e Kosovës
Vendimi për njohjen e pasaportës kosovare është bërë i ditur përmes një letre zyrtare që Ambasada e Surinameve në Hagë i ka dërguar Ambasadës së Kosovës në Hagë Republika e Surinameve ka marrë vendim për njohjen e pasaportave të Republikës së Kosovës, njofton Ministra e Punëve të Jashtme e Kosovës.”Vendimi është bërë i ditur përmes një letre zyrtare që Ambasada e Surinameve në Hagë, i ka dërguar Ambasadës së Republikës së Kosovës në Hagë. Në letër bëhet e ditur se qytetarët e Kosovës që posedojnë pasaporta të lëshuara nga Republika e Kosovës mund të udhëtojnë në Suriname, pas pajisjes me vizë”, thuhet ë njoftimin e MPJ-së.
Njohja e dokumenteve nga Suriname dhe shtete të tjera të cilat ende nuk e kanë njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, sipas MPJ-së, është rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të diplomacisë kosovare për avancimin e qëndrimeve të këtyre shteteve, drejt njohjes së Republikës së Kosovës.
”Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, që nga marrja e mandatit në krye të MPJ-së, ka zhvilluar fushatë të fuqishme lobuese në vendet e Amerikës Latine për avancimin e qëndrimeve dhe njohjen sa më të shpejtë të Kosovës nga të gjitha shtetet e kësaj pjesë të botës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










