Tematike
Rënie historike e bujtjeve në hotelet e Zvicrës
Më e keqja ishte rënia në prill, kur ishin prenotuar 92.4 për qind më pak qëndrime gjatë natës
Industria e hotelerisë në Zvicër në gjysmën e parë të vitit 2020 ka regjistruar gjithsej 9.9 milionë bujtje. Kjo korrespondon me një rënie historike prej 47.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, thuhet në një komunikatë të Zyrës Federale të Statistikave (BFS).
Në qershor, megjithatë, numri i qëndrimeve gjatë natës në hotelet zvicerane është rritur ndjeshëm në krahasim me muajin pararendës të majit. Siç shihet në raport, gjatë qershorit ka pasur 1.4 milion bujtje, transmeton albinfo.ch. Kjo është 62 për qind më pak se në qershor 2019.
Por, në krahasim me majin e këtij viti, megjithatë, është një rritje e konsiderueshme, pasi BFS gjatë majit kishte numëruar vetëm 0.6 milion bujtje. Ndërsa në prill ka qenë edhe më keq: ka pasur vetëm 0.2 milion sosh.
Shumica e bujtësve ishin nga Zvicra. Rënia e numrit të mysafirëve vendës ishte vetëm për një të katërtën, ndërsa numri i turistëve të huaj ka rënë për 88 për qind në qershor.
Më e keqja ishte rënia në prill, kur ishin prenotuar 92.4 për qind më pak qëndrime gjatë natës, përcjell albinfo.ch. Në maj, rënia ishte për 79.2 përqind. Në mars, kur Këshilli Federal pati vendosur masat kundër pandemisë dhe kishte mbyllur kufijtë në mes të muajit, numri i bujtjeve qe zvogëluar për 62.3 për qind.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











