Lajme

Rënie e temperaturave për shkak të ajrit polar në Zvicër, nga gati 30 deri në 10 gradë

Zvicra përjetoi temperatura jashtëzakonisht të larta, prej gati 30 gradë Celsius në fillim të majit. Kjo pritet të përfundojë për momentin: temperaturat nën 10 gradë Celsius janë të mundshme në ultësira.

Dje, temperaturat arritën në 29.8 gradë Celsius në Chur, dhe në pjesë të mëdha të Zvicrës termometri u ngjit mbi 27 gradë Celsius. Por kjo tashmë ka marrë fund.

Mund të ketë reshje shiu e stuhi lokale
Edhe pse temperaturat do të arrijnë sërish rreth 22–24 gradë Celsius të shtunën, ultësira e Alpeve dhe Oberlandi i Bernës do të kenë qiell me vranësira të forta, me mundësi shiu e stuhi lokale.

Të dielën, herët në mëngjes, temperaturat në ultësira pritet të arrijnë rreth 13 gradë, ndërsa gjatë ditës do të ngjiten deri rreth 19 gradë.

Më së voni deri të hënën duhet ta nxirrni sërish xhaketën nga dollapi. Ajri polar nga Skandinavia do të sjellë rënie të temperaturës, me maksimum prej vetëm 12 gradë Celsius në ultësira. Vija e borës mund të bjerë në 1 500 metra në anën veriore të Alpeve, përcjell albinfo.ch.

E marta do të mbetet mjaft e pakëndshme, me vranësira të dendura. Edhe pse në ultësira reshjet e shiut do të jenë të pakta, sipas MeteoSwiss, temperaturat do të mbeten rreth 12 gradë Celsius, me erë.