Shqipëria
Rënie e numrit të nxënësve, shkak plakja e popullsisë dhe emigracioni
Në krahasim me vitin akademik 2013/14 kemi rreth 134 mijë të regjistruar më pak

Plakja e popullsisë dhe rigjallërimi i emigracionit dhe i nxënësve që duan të ikin jashtë vendit, ka sjellë një rënie të fortë të numrit të nxënësve e studentëve në vitin akademik 2017-2018 në Shqipëri.
Sipas të dhënave të bërë publike nga INSTAT, numri i të regjistruarve gjithsej në arsim në vitin shkollon 2017/18 ishte rreth 653 mijë persona.
Në krahasim me vitin akademik 2013/14 kemi rreth 134 mijë të regjistruar më pak.
Rënie ka te të gjitha ciklet, por më e forta është në studentët e arsimit të lartë (-44 mijë), më pas në ciklin e mesëm (-32 mijë) dhe në ciklin e lartë të arsimit bazë (-32 mijë), shkruan ‘monitor’.
650.153 nxënës dhe studentë
Sipas raportit të INSTAT, në vitin shkollor 2017-2018, morën pjesë në arsimin zyrtar 650.153 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 3,8 %, krahasuar me vitin shkollor 2016-2017, përcjell albinfo.ch.
Në vitin shkollor 2017-2018 morën pjesë në arsimin parauniversitar 520.759 nxënës dhe fëmijë, duke shënuar një ulje prej 2,9 %, krahasuar me vitin shkollor 2016-2017. Rënia e numrit të nxënësve në vlerë absolute, ndjek rënien e popullsisë së grupmoshës që i përket arsimit parauniversitar.
Në vitin shkollor 2017-2018, morën pjesë gjithsej në arsimin parashkollor 81.026 fëmijë. Në këtë nivel arsimor morën pjesë 80,3 % e popullsisë së kësaj grupmoshe, duke shënuar një ulje prej 1,2 pikë përqindje, krahasuar me vitin paraardhës.
Në vitin shkollor 2017-2018, morën pjesë në arsimin 9-vjeçar 319.671 nxënës, duke shënuar një ulje prej 2,5 %, në të dy ciklet e arsimit 9-vjeçar. Pjesëmarrja në këtë nivel, me një tregues të regjistrimit bruto 100,7 % tregon rritje prej 0,3 pikë përqindje krahasuar me vitin paraardhës. Të regjistruarit e grupmoshës 6-14 vjeç, përbëjnë 96,5 % të të regjistruarve në arsimin 9 vjeçar, me rritje prej 4,2 pikë përqindje nga viti shkollor 2016-2017.
Në vitin shkollor 2017-2018, u regjistruan 92,7 % e nxënësve të arsimit 9 vjeçar në institucionet e arsimit publik dhe 7,3 % në privat. Ndër nxënësit e regjistruar në arsimin 9 vjeçar, vajzat zënë 47,4 %.
Në vitin 2017-2018, pjesëmarrja e nxënësve në arsimin e mesëm është 93,9 %, duke shënuar një rritje prej 0,8 pikë përqindje në krahasim me një vit më parë. Pjesën më të madhe të nxënësve në arsimin e mesëm e përbëjnë nxënësit e gjimnazit prej 79,4 %.
Në vitin shkollor 2017-2018, arsimi publik përfshin 88,4 % të nxënësve të arsimit të mesëm gjithsej.
Në vitin akademik 2017-2018, vazhdojnë studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë 129.394 studentë, duke shënuar një ulje prej 7,3 % krahasuar me 2016-2017. Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2017-2018, morën pjesë 77.899 femra studente, ose 60,2 % e numrit të përgjithshëm të studentëve në arsimin e lartë. Për të njëjtën periudhë, morën pjesë në arsimin e lartë në programet bachelor 85.234 studentë.
Vlerësohet se gjatë vitit akademik 2016-2017, rreth 25 mijë studentë shqiptarë, studiojnë në vende të ndryshme të botës. Studentët që morën pjesë në arsimin e lartë publik, përbëjnë 81,9 % të numrit total të studentëve.
Për këtë vit, raporti i regjistrimit bruto në arsimin e lartë është 54,0 %, duke shënuar një ulje prej 2,0 pikë përqindje në krahasim me 2016-2017.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri