Lajme
Rënie e madhe e numrit të infektimeve në Zvicër: Vetëm 28 në 24 orët e fundit
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) kishte raportuar 76 raste shtesë të hënën, dhe 88 të dielën
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, vetëm 28 njerëz janë infektuar me virusin e koronës brenda 24 orëve të fundit. Të kujtojmë: Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) kishte raportuar 76 raste shtesë të hënën, dhe 88 të dielën.
Kjo është rënia më e madhe e numrit të infeksioneve të reja dhe vërteton trendin e uljes, i cili po vazhdon prej disa javësh, shkruan albinfo.ch
Sipas BAG, të hënën kishte gjithsej 30,009 raste infektimesh, të konfirmuara nga laboratori.
Numri i të vdekurve, sipas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA të hënën pasdite ka qenë 1788 ndërsa sipas worldometters.info, 1784 dhe i të shëruarve, 25.200.
Keystone-SDA analizon të dhënat zyrtare të disponueshme në faqet e internetit të kantoneve dhe i riaktualizon ato dy herë në ditë, në mesditë dhe në mbrëmje.
BAG ndërkaq raporton se deri më tani në Zvicër kanë vdekur 1483 nga koronavirusi, transmeton albinfo.ch. BAG shkruan po ashtun se në Zvicër ka 350 infeksione në 100,000 banorë, që është njëra nga shkallët më të larta të infektimit në Evropë.
Deri më tani në Zvicër janë kryer gjithsej 286.403 testime. Sipas BAG, dymbëdhjetë për qind e tyre kanë rezultuar pozitive.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













