Lajme
Rënie e lehtë e infeksioneve në Zvicër: 97 raste të reja
Pas tri ditësh rritjeje, numri ra sërish nën njëqind.134 raste të reja qenë raportuar të premten, 116 të enjten dhe 137 të mërkurën
97 infeksione të reja me koronavirus janë raportuan brenda një dite. Pas tri ditësh rritjeje, numri ra sërish nën njëqind. Të kujtojmë: 134 raste të reja qenë raportuar të premten, 116 të enjten dhe 137 të mërkurën.
Rasti i 137 infeksioneve të reja, i shënuar të mërkurën, përfaqësonte më shumë se dyfishim të rasteve të raportuara në krahasim me të martën, shkruan sda.
Deri më tani ka pasur 32.198 raste të konfirmuara nga laboratori Covid-19, ka njoftuar të shtunën Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).
Deri më tani, 1686 njerëz kanë vdekur te të cilët ishte testuar pozitivisht prania e Covid-19, transmeton albinfo.ch. Zyra Federale lidhur me këtë u është referuar raporteve që laboratorët dhe mjekët kishin dërguar deri në mëngjesin e të htunën, si pjesë e detyrimit të raportimit. Janë 4057 persona në kujdesin spitalor, dy më shumë se një ditë më parë.
Numri i testeve të kryera në Sars-CoV-2, shkaktar i Covid-19, deri më tani ka arritur në 624.396, përcjell albinfo.ch. Rezultati ka qenë pozitiv në 6.2 për qind të këtyre testeve. Nga e premtja deri të shtunën janë raportuar 10,113 teste të reja.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










