Lajme
“Rënia e dërgesave nga jashtë shkakton ulje të Bruto Produktit Vendor”
Kriza ekonomike në eurozonë ka pasur ndikim e saj te dërgesat e emigrantëve
Për shkak të krizës ekonomike në eurozonë, dërgesat e emigrantëve të cilat konsiderohen si mjet mjaft i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës, kanë shënuar rënie të theksuar.
Kjo rënie e dërgesave të emigrantëve, sipas ekonomistëve, po shkakton ulje të Bruto Produktit Vendor.Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studime dhe Hulumtime të avancuara GAP, Agron Demi, ka theksuar për Radion Evropa e Lirë se edhe pse Kosova ka marrëdhënie të pakta tregtare më shtetet evropiane, kriza ekonomike në eurozonë ka pasur ndikim e saj te dërgesat e emigrantëve. “Tash eurozona pritet që të ketë krizën më të madhe financiare që nga fillimi i krizës financiare, për shkak të asaj që po ndodh qoftë në Greqi, Itali, Spanjë, Francë apo Portugali. Kjo do ta prek edhe Kosovën, për shkak se ne përdorim euron, dhe krejt këto do të ndikojnë edhe në Kosovë. Efekte do të ketë, pasi që kosovarët që punojnë në këto vende do të preken, dhe rrjedhimisht do të dërgojnë më pak para”, ka deklaruar Demi.Sipas tij, në rrezik nga kriza ekonomike, është edhe sistemi bankar. Ai ka deklaruar se nëse shihen të dhënat e sistemit bankar në Kosovë, ekziston një rrezikshmëri që sistemi bankar të preket nga kriza.Sidoqoftë, drejtues të Bankës Qendrorë të Kosovës kanë theksuar ditë më parë se sistemi financiar në Kosovë mbetet i sigurt përballë krizës financiare në Evropë.Sipas të dhënave zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës, me përjashtim të vitit 2009, kur remitencat shënuan një rënie simbolike, në vitet e tjera, dërgesat në Kosovë vazhdimisht kanë shënuar rritje, dhe ato silleshin mbi 500 milionë euro në vit.Pavarësisht këtyre deklarimeve të drejtuesve të Bankës Qendrore të Kosovës, edhe profesori i ekonominë, Osman Ejupi, ka thënë se kriza ekonomike në eurozonë ka bërë që dërgesat e emigrantëve të shënojnë rënie.Një ndikim tjetër që kriza ekonomike në eurozonë ka pasur në Kosovë, sipas Ejupit është edhe tek investimet e huaja, të cilat, siç thekson ai, kanë shënuar rënie të ndjeshme.Sipas statistikave zyrtare, konsiderohet se afër 25 për qind e popullatës, ose mbi 500 mijë emigrantë kosovarë jetojnë në vende të ndryshme të Evropës.Ndërkaq, sipas një sondazhi të Institutit të Hulumtimeve Gallup, të bërë kohë më parë, pas anketimeve të zhvilluara në 135 vende të botës, tregon se Kosova radhitet lart në listën e vendeve që marrin remitenca, me 23 për qind apo me më së shumti në rajon./ albinfo&rel/
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik










