Futboll
Renditja e re e FIFA-s: Ku ndodhet Zvicra, Kosova dhe Shqipëria

FIFA ka publikuar renditjen e re të Kombëtareve për muajin nëntor, ku vërehet se në dhjetëshen e parë nuk ka pasur ndryshime të mëdha.
Zvicra edhe më tutje mbetet në pozitën e tetë, përkundër se në Ligën e Kombeve, ka mundur Belgjikën me rezultat 5:2, derisa belgët, ende ndodhen në vendin e parë, shkruan albinfo.ch.
Kosova ka arritur të ngritët për gjashtë pozita, pasi nga vendi i 137-të tani është në vendin e 131-të me 1113 pikë. ‘Dardanët’ gjatë muajit nëntor arritën fitore 5:0 ndaj Maltës dhe 4: Azerbajxhanit.
Në anën tjetër, renditja e Kombëtares së Shqipërisë ka mbetur e njëjtë në pozitën e 60-të me 1372 pikë. Përkundër humbjes 4:0 nga Skocia, kuqezinjtë ende ndodhen në vendin e 60-të.
Ndërkohë, të dielën nga ora 12:00 do të hidhet shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian, ku Zvicra ndodhet në vazon e parë, Shqipëria në atë të katërt dhe Kosova në të pestën.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake Numri i shtetasve britanikë që kanë fituar shtetësi austriake është rritur ndjeshëm që nga dalja e...
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri?
-
Austriakët pinë mbi 1000 filxhanë kafeje në vit
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët