Lajme
Remitencat të orientohen në zhvillim
Dërgesat e bashkatdhetarëve vazhdojnë të mbesin të rëndësishme për stabilitetin social në Kosovës, por ekspertët kërkojnë që remitencat të orientohen edhe në investime
Të ardhurat e mërgimtarëve mbesin potencial i rëndësishëm për mirëqenien e qytetarëve dhe stabilitetin social në Kosovë. Mirëpo nga remitencat që orientohen në konsum, kërkohet që dërgesat e bashkatdhetarëve të orientohen edhe në investime dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Kështu u tha në Panelin e Diskutimit me titull “Remitancat dhe Migrimi: Ndikimi i tyre në mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”, të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka prezantuar po ashtu një raport politikash të titulluar ‘Një Analizë Hipotetike mbi Ndikimin e Remitancave në Varfëri në Kosovë: Një Perspektivë Empirike’.
Si i tillë, ky raport analizon ndikimin e remitancave dhe migrimit në varfërinë një rast hipotetik pa remitanca dhe migrim në Kosovë. Raporti ndër të tjera ofron një sërë rekomandime politikash që do të siguronin qëndrueshmëri afatgjate të këtij efekti dhe kanalizim të remitancave dhe potencialit investues të diasporës në shërbim të zhvillimit ekonomik.
Ministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Valon Murati, theksoi se remitancat kanë një rol thelbësorë në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës dhe se është shumë e rëndësishme që këto remitanca të fillohet të shfrytëzohen edhe si burim për zhvillim ekonomik të vendit.
Më tutje, ai shtoi se Ministria e Diasporës por edhe Qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera përkatëse duhet të punojnë në mënyrë pro-aktive në krijimin e kushteve sa më të favorshme për investime direkte nga Diaspora, në mënyrë që atyre të ju krijohet një klimë sa më e përshtatshme për të vepruar.
Ndërkaq, Faton Topalli, anëtar i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se Diaspora ka luajtur një rol të rëndësishëm qysh prej viteve të ’90-ta dhe me herët duke shërbyer si një burim i pashtershëm i të ardhurave në Kosovë si dhe në zbutjen e varfërisë, si të tilla.
Ai për me tepër tha se është thelbësore që institucionet e Kosovës të sigurojnë mekanizma të nevojshëm për tërheqjen e këtyre investimeve, siç janë sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit, sistem i qëndrueshëm tatimor, administratë efikase si dhe aspekte të tjera të kësaj rëndësie.
Në panel ishte prezent edhe Drejtori i Departamentit të Analizave Ekonomike dhe Stabilitetit Financiar të Bankes Qendrore të Kosovës, Arben Mustafa, i cili theksoi se pjesa më e madhe e atyre pak investimeve te huaja në Kosovë përbëhet pikërisht nga Diaspora.
Ai shtoi se remitancat qe vijnë në Kosovë janë mjaft të qëndrueshme historikisht dhe paraqesin një aspekt të rëndësishëm në uljen e varfërisë në Kosovë. Por, sipas Mustafës, orientimi i remitacave drejt investimeve ka qenë shumë i vakët dhe se institucionet e Kosovës dhe shoqëria si e tillë duhet të fillojë të punoj intensivisht në rritjen e potencialit për investime.
Hafiz Leka në cilësinë e Kryesuesit të Divizionit të Punës dhe Punësimit pranë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se rritja e investimeve nga Diaspora do të ndikonte në mënyrë direkte në nxitjen e punësimit të Kosove dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












