Zhvillim
Remitencat shkojnë në konsum
Sipas një përllogaritje, dërgesat e mërgimtarëve shkojnë mbi 600 milionë euro, ndërsa më shumë se gjysma e remitencave vijnë nga Gjermania dhe Zvicra
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës dërgesat nga diaspora këtë vit kanë shënuar rritje për 4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Por, shumica e parave që dërgojnë bashkatdhetarët nga Zvicra e Gjermania po shkojnë për konsum të përgjithshëm.
Sipas një përllogaritje, dërgesat e mërgimtarëve do të shkojnë mbi 600 milionë euro, ndërsa më shumë se gjysma e remitencave, mbi 60 për qind vijnë vetëm nga Gjermania dhe Zvicra, ku komuniteti kosovar është më i përqendruar.
Raportet e fundit të bëra publike nga Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë treguar se mund të ketë rrezik të madh për uljen e remitencave nga mërgimtarët kosovarë, për shkak të ndikimeve nga kriza në eurozonë, raporton KTV.
Këtë fakt e pranojnë edhe zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës, mirëpo thonë se tash përqendrimi duhet të bëhet më shumë në nxitje të investimeve nga mërgimtarët.
Diaspora mbetet faktori kryesor që ka mbajtur të gjallë zhvillimin ekonomik të vendit.Mirëpo, këto para po e financojnë importin e lartë që po mbizotëron me të madhe në krahasim me eksportin e vogël që e kemi.
Sipas statistikave institucionale, remitencat gjatë viteve kanë ndryshuar, por lakorja ka shkuar vetëm përpjetë. Në vitin 2004 janë regjistruar 357 milionë euro remitenca; në vitin 2005-418 milionë; 2006-467 milionë; 2007-515 milionë; 2008-535 milionë; 2009-585 milionë; 2010-584 milionë dhe 2011-584 milionë euro, në vitin 2012 rreth 600 milionë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











