Lajme
Remitencat nga mërgata, faktori kryesor në rritjen ekonomike të Kosovës
“Arsyeja pse Kosova ka rritjen ekonomike më të lartën në rajon, është për shkak të parave të dërguara nga diaspora”
Profesori i ekonomisë, Nagip Skenderi, thotë se arsyeja pse Kosova ka rritjen ekonomike më të lartën në rajon, është “për shkak të parave të dërguara nga diaspora dhe shpenzimet që ata bëjnë gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë”, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vetëm vitin e kaluar remitencat kanë kapur vlerën e mbi 1.2 miliardë eurove. “Përveç remitencave, një ndikim të madh, krahasuar me vendet e rajonit, ka pasur edhe rritja e sektorit të ndërtimit. Edhe ky sektor ka pasur rritje si rezultat i diasporës, të cilët blejnë e ndërtojnë shtëpi në Kosovë”, thotë Skenderi. Po ashtu, një indikator tjetër që ka ndikuar në rritjen ekonomike, sipas, profesor Skenderit janë edhe investimet direkte, të cilat gjithashtu i atribuohen diasporës. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, investimet e huaja në Kosovë, në vitin 2022, kanë kapur vlerën e mbi 750 milionë eurove – nga mbi 420 milionë euro sa kanë qenë në vitin 2021. Sipas BQK-së, investimet më të mëdha bëhen në sektorin e patundshmërisë dhe ato vijnë kryesisht nga diaspora e Kosovës.
Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një postim në rrjetin social Facebook vlerësoi se kjo është meritë e punës së Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti.
“Këto rezultate, nuk janë të rastësishme. Trajektorja në të cilën e kemi drejtuar vendin, është ajo e duhura, ku frytet dhe benefitet do t’i shohim edhe në vitet e ardhshme. Qëllimi i Qeverisë është që kjo rritje të jetë e qëndrueshme e të vijojë të shfrytëzohet potenciali ekonomik”, shkroi Bislimi.
Kosova edhe në qeverisjet e mëhershme, sipas të dhënave të mekanizmave financiarë ndërkombëtarë, ka pasur rritjen ekonomike më të lartën në rajon.
Por, edhe përkundër kësaj rritjeje, sipas njohësve të kësaj fushe, Kosova ka pasur probleme të mëdha ekonomike, siç janë papunësia dhe varfëria.
Me këto dy probleme, Kosova është përballur ndër vite.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), shkalla e papunësisë në Kosovë në tremujorin e parë të vitit 2022 ishte 16.6 për qind.
Ndërkaq, të dhënat për gjithë vitin 2021 tregojnë se shkalla e papunësisë ka qenë mbi 20 për qind.
Me mbi 1.7 milionë banorë, Kosova konsiderohet të jetë një nga vendet më të varfra në Evropë.
Të dhënat e fundit të Bankës Botërore për varfërinë në Kosovë janë të vitit 2017 dhe, sipas tyre, mbi 23 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë në varfëri.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










