Shqipëria
Remitencat nga diaspora arrijnë rekord të dekadës së fundit
Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2010 kjo shifër ka qenë më e lartë, pranë 170 milionë euro
Remitancat kanë prekur nivelin më të lartë që prej vitit 2010 në tremujorin e parë të këtij viti në Shqipëri.
Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, të ardhurat nga emigrantët regjistrohen në 168.5 milionë euro gjatë tre muajve të parë të këtij viti.
Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2010 kjo shifër ka qenë më e lartë, pranë 170 milionë euro, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Remitancat i kthehen niveleve të para krizës financiare globale për herë të parë në më shumë se një dekadë. Pas krizës financiare që nisi në vitin 2009, niveli i remitancave në Shqipëri ka regjistruar një rënie konstante në vite, duke kulmuar në tremujorin e parë të vitit 2014 me rekordin më të ulët, prej rreth 118 milionë euro. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja e remitancave fiksohet në rreth 16 milionë euro, ose me rreth 10.5%.
Kjo është rritja më e madhe vjetore që prej vitit 2015, sinjalizojnë të dhënat zyrtare nga ana e Bankës së Shqipërisë. Rritja e ndjeshme e parave që dërgojnë emigrantët në Shqipëri duket të jetë rrjedhojë e pandemisë, jo vetëm si krizë ekonomike por edhe si krizë shëndetësore, duke qenë se të dhënat i referohen tre muajve të para të vitit, periudhë kur vala pandemike preku kulmin në Shqipëri, me shpenzimet për medikamente që u rritën në mënyrë të ndjeshme nga familjet shqiptare. Gjithashtu, duhet theksuar se, rritja e remitancave është rrjedhojë edhe e “formalizimit” të tyre, si pasojë e pandemisë. Masat parandaluese të shpërndarjes së sars-cov-2, dhe kryesisht pengesat në udhëtimet ndërkombëtare kanë sjellë një rënie të ndjeshme të pranisë të kthimit të emigrantëve për pushime. Kjo gjë ka nxitur një kanalizim më të madh të dërgesave drejt kanaleve zyrtare.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











