Lajme
Remitencat e diasporës shpenzohen vetëm në konsum
Rreth 700 milion euro të ardhurat nga diaspora kosovare ende vazhdojnë të shfrytëzohen vetëm për konsum
Institucionet e Kosovës me gjithë thirrjet e shumta ende nuk kanë bërë asgjë për të orientuar në ekonomi të ardhurat që vijnë nga remitencat.
Rreth 700 milion euro të ardhurat nga diaspora kosovare ende vazhdojnë të shfrytëzohen vetëm për konsum. Kjo mënyrë është kritikuar shpesh herë edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës që vazhdon të bëjë thirrje tek insitucionet që të merren masa që këto të ardhura të kthehen në investime ekonomike, por së pari ti ofrohet garanci investitorëve. Numri i investimeve nga diaspora konsiderohet i vogël krahasuar me remitencat dhe shpenzimet e tyre gjatë qëndrimit në Kosovë. Sipas Buletinit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë vitit 2016, kosovarët kanë pranuar 691 milionë euro mbështetje financiare nga të afërmit e tyre. Sipas këtyre analizave të BQK-së, kjo shifër pritet që të rritet edhe për 2.8% gjatë vitit 2017. Gjermania dhe Zvicra mbeten vendet me më shumti remitenca të dërguara, me 37 për qind përkatësisht 22 për qind të totalit të pranuar në Kosovë. E në Aeroportin e Prishtinës, gjatë muajit korrik në Kosovë kanë hyrë 126 mijë persona ose gati dyfish më shumë sesa muajin paraprak shkruan Koha Ditore. E numër i madh vërehet edhe në pikat kufitare. megjithatë, pjesëmarrja aktive në ekonominë kosovare mbetet e vogël në krahasim me potencialin ekonomik të mërgatës kosovare.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











