Kosova
Rektori Dema viziton Universitetin “Savoie Mont Blanc” në Francë – inicion bashkëpunim ndëruniversitar
Të dyja palët u dakorduan që të shtrijnë bashkëpunim ndëruniversitar në disa fusha, si: shkëmbimi i studentëve, bashkëmentorimi i punimeve shkencore, kërkim e hulumtim shkencor, si dhe në avancim të frankofonisë
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, po qëndron aktualisht në Francë, ku gjatë ditës së sotme ka zhvilluar vizitë zyrtare në Universitetin “Savoie Mont Blanc” (USMB), në Chambery.
Në këtë vizitë zyrtare, Dema u prit në takim nga presidenti i universitetit nikoqir, prof. dr. Denis Varaschin, i cili shprehu vullnetin për të iniciuar bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës.
Në anën tjetër, rektori Dema informoi presidentin Varaschin me progresin që UP-ja ka shënuar dhe me gatishmërinë universiteti ynë ka për nisjen e bashkëpunimit reciprok.
Të dyja palët u dakorduan që të shtrijnë bashkëpunim ndëruniversitar në disa fusha, si: shkëmbimi i studentëve, bashkëmentorimi i punimeve shkencore, kërkim e hulumtim shkencor, si dhe në avancim të frankofonisë.
Takimi Dema – Varaschin ka zgjuar edhe vëmendjen e gazetës se përditshme “Le Dauphiné Libéré”, e cila ka mbuluar këtë vizitë të rektorit të UP-së në këtë universitet.
I shoqëruar nga zëvendës presidentja për bashkëpunim ndërkombëtar në USMB, prof. Vignollet Laurence, Dema zhvilloi takime edhe në disa njësi akademike, laboratorë dhe institute të USMB-së.
Gjatë ditës së nesërme pritet që rektori Dema të ketë takime të nivelit të lartë edhe në Universitetin e Gjenevës, në Zvicër.
Vizita e rektorit Dema në Francë dhe Gjenevë është mundësuar falë angazhimit të ambasadorit të nderit, z. Tahir Shabani, njëherësh president i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













