Lajme
Rekord: Kolona para Gotthardit, 22 kilometra e gjatë, afër 4 orë pritje
Të paktën në periudhën midis 2013 dhe 2019, bllokimet e trafikut para Gotthardit, nuk kanë regjistruar ndonjëherë kohë dhe gjatësi kolone kaq të madhe
Përpara portalit verior Gotthard në Göschenen, shoferëve u duhet më shumë durim me rastin e Pashkëve të këtij viti sesa viteve të mëparshme.
Kështu, trafiku në autostradën A2 në drejtim të jugut ka arritur aktualisht një gjatësi prej 22 kilometrash, transmeton albinfo.ch. Kjo korrespondon me një humbje kohe prej 3 orë e 40 minuta, siç raportohet nga TCS.
Edhe natën e së Premtes së Madhe, gjatësia e bllokimit të trafikut nuk kishte rënë asnjëherë nën 8 kilometra.
Kolonë e gjatë është krijuar edhe në San Bernardino: në mëngjes, udhëtarëve në autostradën A13 për të kaluar seksionin midis Chur dhe Bonaduz u është dashur rreth një orë më shumë se zakonisht, thonë në Viasuisse.
Kolonat para Gothardit janë më të gjata edhe në krahasim me ato të para pandemisë, transmeton albinfo.ch. Të paktën në periudhën midis 2013 dhe 2019, bllokimet e trafikut para Gotthardit, me rastin e festës së “Të Premtes së Mirë” nuk kanë regjistruar ndonjëherë kohë dhe gjatësi kolone kaq të madhe në këtë segment.
Në vitin 2020, autoritetet në përgjithësi kishin këshilluar të mos udhëtohej në kantonin jugor për shkak të situatës së tensionuar të koronës në Ticino dhe bllokimi i trafikut të Pashkëve nuk kishte ndodhur fare. Bllokime trafiku u regjistruan në vitin 2021, por në një masë relativisht të vogël.
Më mirë të pritet edhe disa orë para se të merret rruga drejt jugut!
Sipas Viasuisse, situata e trafikut në Gotthard duhet të lehtësohet gjatë ditës. Në vitet para pandemisë, gjatësia maksimale e bllokimit të trafikut zakonisht ishte regjistruar midis orës 08:00 dhe 15:00 të së Premtes së Mirë, përcjell albinfo.ch. Në vitin 2019, trafiku përpara portalit verior Gotthard në Göschenen kishte rrjedhur përsëri normalisht të Premten e Mirë dikur rreth orës 19:00.
Në Ticino, moti veror është tërheqës gjatë ditëve të Pashkëve. Të shtunën, SRF Meteo pret 26 gradë. Temperaturat pritet të pësojnë rënie të lehtë të dielën dhe të hënën, pavarësisht diellit.
(Foto: Screenshot nga SRF)
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“














