Shqipëria
Rekord i shpenzimeve nga turistët e huaj në Shqipëri
Tendenca është në linjë me hyrjen e turistëve të huaj në vend që në fillim të këtij viti shfaqi shenja ngadalësimi
Të huajt që kanë udhëtuar për në Shqipëri kanë regjistruar një nivel rekord shpenzimesh në tre muajt e parë të këtij viti.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bënë të ditur se shpenzimet e të huajve në Shqipëri për periudhën janar mars arritën në 874 milionë euro, me një rritje prej 11% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, raporton Monitor, transmeton albinfo.ch.
Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Gjithsesi, në krahasim me vitin e mëparshëm, ritmet e rritjes janë ngadalësuar, teksa në tremujorin e parë 2024 të huajt kishin shpenzuar 26% më shumë në udhëtimet e tyre në vend.
Tendenca është në linjë me hyrjen e turistëve të huaj në vend, që në fillim të këtij viti shfaqi shenja ngadalësimi.
Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, gjatë tre muajve të parë të vitit në vend hynë 1.63 milionë shtetas të huaj, me rritje prej 5.9% me bazë vjetore, nga 36% që kishte qenë rritja vitin e mëparshëm.
Sipas këtyre të dhënave, rezulton se një turist i huaj ka shpenzuar mesatarisht për udhëtimin në Shqipëri rreth 537 euro në janar mars 2025, nga 513 euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë, një tregues indirekt i shtrenjtimit të çmimeve në vend.
Edhe shqiptarët nuk kursehen jashtë
Shpenzimet e shqiptarëve në udhëtimet jashtë vendit kanë arritur gjithashtu një rekord të ri në tremujorin e parë, duke arritur në 579 milionë euro, me një zgjerim prej 11% me bazë vjetore.
Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se daljet e shtetasve shqiptarë për tremujorin e parë të vitit ishin 1.8 milionë, me një rritje prej 7.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Bilanci mbetet pozitiv, por rritja ngadalësohet
Bilanci i turizmit prej vitesh është kthyer në pozitiv, pasi të huajt që udhëtojnë drejt Shqipërisë shpenzojnë më shumë se shqiptarët që ikin jashtë. Sipas Bankës së Shqipërisë, bilanci i udhëtimeve ishte 295 milionë euro në tremujorin e parë 2025, me një rritje prej 10.4%. Një vit më parë zgjerimi kishte qenë 41%.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












