Jeta në Zvicër
Rekord i ri në Zvicër, 72 294 banesa dhe shtëpi janë të lira
Shkalla e banesave dhe shtëpive të lira në Zvicër, ka arritur një rekord të ri më të lartë. Kjo thuhet në statistikat e banesave të zbrazëta të publikuara gjatë ditës së djeshme
Zbrazëtirat në tregun e patundshmërive në Zvicër është rritur sërish. Shifrat e publikuara gjatë ditës së djeshme nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) flasin me një gjuhë të qartë: Gjithsej 72.294 banesa dhe shtëpi janë të lira në Zvicër nga data e referencës, më 1 qershor 2018. Kjo është për 8020 banesa më shumë se në vitin paraprak, që korrespondon me një rritje prej rreth 13 për qind.
Që nga viti 2010, shifra e banesave të lira është në rritje të vazhdueshme. Ajo tregon qëndrimin e përqindjes ndërmjet numrit të banesave të lira dhe stokut të banesave. Nga 0,9 për qind në vitin 2010, shifra sot është 1.6 për qind. Në vitet e fundit, rritja është përshpejtuar. Për herë të parë në më shumë se 15 vite, shifra e banesave të lira gjithashtu është rritur në Zvicrën Lindore (2.08 për qind) dhe në Tiçino (2.02 për qind) në mbi dy për qind, përcjell albinfo.ch.
Rritja ishte më e lartë në Tiçino (+ 0.43 për qind), e ndjekur nga Zvicra Veriperëndimore (+ 0.26 për qind). Rritja më e dobët u regjistrua në rajonin më të gjerë të Cyrihut (+ 0.09 për qind).
Në krahasime me kantonet, Kantoni i Solothurnit qëndron në vendin e parë: Me 2.98 për qind, shkalla e banesave të lira këtu është më e larta, shkruan “Blick”, përcjell Albinfo.ch.
Vendet e dyta dhe të treta ndiqen nga kantonet e Aargaut (2.65 për qind) dhe Jura (2.56 për qind). Shkalla e ulët e banesave të lira prej 0.44 për qind, si në vitin e kaluar, mbetet në kantonin e Zugut.
Me 7,192 numri i shtëpive të pabanuara është rritur me 7 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Numri i shtëpive të reja të pabanuara gjithashtu është rritur: Më shumë se 10.000 të tilla kanë qenë të lira më 1 qershor. Përveç kësaj, një total prej 59.724 banesave me qera kanë qenë të pabanuara – 13 për qind më shumë se në vitin e kaluar. Sa u përket banesave personale numri është rritur deri 9 për qind.
Shoqata zvicerane e pronarëve të shtëpive ka përgatitur një deklaratë humbjeje: Duke supozuar se çdo apartament mund të merret me qira për 1.000 franga, pronarët vuajnë një humbje nga qeraja prej 864 milionë frangash në një vit. Shoqata pret gjithashtu të ndërtojë rreth 50.000 apartamente vitin e ardhshëm. Suficiti do të jetë edhe më i madh.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste













