Lajme
Rekord, 807 pyetje parlamentare i janë bërë Parlamentit të Zvicrës
Parlamenti zviceran po përballet me një rekord, 807 pyetje parlamentare në seancat verore. Ligjvënësit jo vetëm që mund të mbajnë fjalime dhe të votojnë për ligjet, por ata gjithashtu mund të bëjnë pyetje, ose të kërkojnë raporte, për të cilat autoritetet duhet të përgjigjen, përcjell albinfo.ch. Deputetët shfrytëzuan rastin për të bërë pyetje masivisht në seancën e jashtëzakonshme në maj dhe seancën verore. “Numri i pyetjeve parlamentare po rritet çdo vit. Qysh në vitin 2004, ne patëm mesatarisht 187 pyetje në seancë”, shpjegoi Urs Bruderer për ‘Blick’.
Numri i madh i pyetjeve parlamentare tashmë ka qenë objekt i një seance parlamentare, pasi shtjellimi i tyre sjell me vete shumë punë për nëpunësit civilë.
Mesatarisht, përgjigjja për një pyetje parlamentare kushton 6,120 franga zvicerane, u vlerësua 13 vjet më parë, si përgjigje e një pyetjeje parlamentare.
Duke pasur parasysh këto shifra, numri rekord aktual i çështjeve do t’i kushtojë shtetit disa milionë franga.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











