Lajme
Rekord, 274 raste të reja të infeksioneve me koronavirus në Zvicër
Të martën ishin 187 raste, të hënën 105, të dielën 152 dhe të shtunën 182
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn janë raportuar 274 infeksione të reja që janë konfirmuar me virusin korona, raporton të mërkuren Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG). Të martën ishin 187 raste, të hënën 105, të dielën 152 dhe të shtunën 182.
Bëhet fjalë për numrin më të madh të të infektuarve që nga prilli. Të kujtojmë: rreth dy javë më parë numri i infeksioneve brenda një dite kishte arritur dhe kaluar dy herë 200-shin, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa pastaj ka pasur një rënie relative të shifrave, deri sot, kur kemi një numër ndjeshëm mëtë madh se ai i kohëve të fundit.
Gjithsej 12 hospitalizime u raportuan në Zyren Federale e Shëndetit Publik (FOPH), si dhe një vdekje në lidhje me një infeksion të konfirmuar. Numri i testeve të kryera është 7560.
Për më tepër, Zyra Federale raporton numrin e njerëzve që janë futur në karantinë të mërkurën . Aktualisht, gjithsej 1331 persona janë në izolim, dhe 4446 kontakte janë në karantinë.
Numri i njerëzve shtesë që janë futur në karantinë pas hyrjes në Zvicër nga një zonë rreziku është 18.244.
#CoronaInfoCH #Coronavirus #COVID19
12.08 Aktueller Stand sind 37'169 laborbestätigte Fälle, 274 mehr als am Vortag.https://t.co/RTWF8jbM2p pic.twitter.com/sY7rEJf8oX— BAG – OFSP – UFSP (@BAG_OFSP_UFSP) August 12, 2020
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










