Futboll
Reja shpall listën e Shqipërisë
Në Kombëtare janë rikthyer Ermir Lenjani, por edhe Arlind Ajeti, të dy që aktivizohen në Zvicër
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka shpallur listën zyrtare për dy ndeshjet e radhës kualifikuese të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.
Kuqezinjtë në ndeshjen e parë do të jenë mysafirë me Islandën, derisa në sfidën e dytë e presin Moldavinë në Elbasan, përcjell albinfo.ch.
Në portë janë grumbulluar Berisha i Atalantës, Hoxha i Partizanit dhe Selmani i Laçit.
Në repartin e mbrojtjes janë thirrur Aliji, Hysaj, Ismajli, Ajeti, Kumbulla, Balliu, Veseli, Mihaj, Binaku, Dermaku, Mavraj.
Mesfushorët e grumbulluar janë Abrashi, Basha, Memushaj, Kaçe, Ndoji, Qose, Xhaka, Ramadani, Lenjani.
Ndërkohë, në sulm janë thirrur 6 lojtarë, Uzuni, Balaj, Cikalleshi, Sadiku, Grezda, Roshi.
Siç vihet re në Kombëtare janë rikthyer Ermir Lenjani, por edhe Arlind Ajeti, të dy që aktivizohen në Zvicër, derisa është rikthyer edhe Sokol Cikalleshi dhe Odise Roshi. Mungon portieri i Lazios, Thomas Strakosha, për shkak të lëndimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













