Bota
Reinhold Mitterlehner emërohet kancelar i përkohshëm në Austri
Reinhold Mitterlehner do të jetë kancelari i përkohshëm i Austrisë, pas dorëheqjes së një dite më parë të Werner Faymann-it.
Mitterlehner mban aktualisht postin e zëvendëskancelarit dhe vjen nga radhët e të djathtëve të Partisë Popullore, partnere në koalicion me Socialdemokratët.
Faymann dha dorëheqje pas humbjes së mbështetjes brenda radhëve të partisë së tij, për t’i hapur rrugë, siç tha, një qeverie që ka mbështetje të gjerë.
Mbështetja për të ra pas rezultatit të dobët në rundin e parë të presidencialeve të prillit, kur nga gara u eliminuan kandidatët e dy partive kryesore.
Në rundin e dytë të 22 majit garojnë Norbert Hofer nga ekstremi i djathtë, që është favorit për të fituar, dhe ekologjisti Aleksander van der Bellen.
E-Diaspora
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026










