Lajme
Reggae “Junior Tshaka” i fascinuar nga publiku kosovar
Gjatë dhjetë ditëve, kryeqyteti i Kosovës është nikoqir i aktiviteteve të kulturës frankofone. “Junior Tshaka” ishte vetëm njëri prej tyre

Në vazhdën e aktiviteteve muzikore, letrare, filmore dhe të debateve që për pikë të përbashkët kanë kulturën frankofone, të premten, më 18 mars, në sallën e Teatrit “Oda” në Prishtinë, në praninë e një publiku vendor e ndërkombëtar, u prezantua Reggae muzikanti Junior Tshaka i shoqëruar nga kitaristi Julien Jean Jaquet dhe bateristi kosovar Nesim Maxhuni. Jonior Tshaka është një muzikant nga Zvicra romane dhe është laureat i “Eurpean Reggae Contest 2009”. Tekstet e tij frymëzuese dhe muzika e shoqëruesve të tij që ishte një përzierje ngashënjyese midis stilit Reggae dhe atij të shansoneve franceze, bënë që publiku të jetë vazhdimisht aktiv dhe të shumtën e rasteve të bashkëkëndojë pasazhe të këngëve respektive.
“Siç dihet, për dhjetë ditë me radhë kryeqyteti i Kosovës do të jetë nikoqir i aktiviteteve që do t’i dhurohen audiencës kosovare”, thotë bashkorganizatorja e kësaj mbrëmjeje, zonja Barbara Kohler Beglinger. Ditët e Frankofonisë organizohen në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë, më 20 mars, ndërsa festa e Frankofonisë në Kosovë ka filluar më 15 mars dhe do të zgjasë deri me 24 të këtij muaji.
© albinfo.ch: Publiku në sallën e teatrit ODA në Prishtinë
Në hapje të këtij manifestimi ishte zhvilluar një takim i përbashkët ndërmjet ambasadorit francez Zhan Fransua Fitou, ambasadorit zviceran Lukas Beglinger dhe shefit të Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Alen van Guht. Me këtë rast, ambasadori zviceran, z. Beglinger kishte konsideruar se këto aktivitete kulturore, të mbështetura edhe prej shtetit zviceran, janë të nevojshme dhe të një rëndësie të veçantë edhe për shtetin e Kosovës dhe se ky diversitet përbën një rast shumë të mirë për Kosovën.
Në disa pika muzikore, bendit “Junior Tshaka” iu bashkëngjit edhe bateristi i njohur kosovar Nesim Maxhuni. Lidhur me angazhimin e tij në këtë mbrëmje z. Maxhuni u shpreh: “Ishte një kënaqësi e madhe të punosh me këta artistë të këtij bendi shumë të popullarizuar në botën frankofone. Në këtë koncert të grupit “Junior Tshaka” kisha kënaqësinë të bashkëpunoj, për më tepër që këtu u reflektua një stil i veçantë Reggae dhe shansonë franceze. Këta janë muzicientë me përvojë, me kompozime origjinale të tyre, kështu që e kam ndier veten shumë afër, ndaj, sidomos duke e pasur parasysh edhe përvojën time me bende të tjera, nuk e kam pasur të vështirë që të kyçem edhe me këta. Muzika Regae është e njohur në gjithë botën, e edhe te ne, prandaj edhe është pranuar lehtësisht edhe nga publiku ynë. Ç’është e vërteta unë sonte isha tejet i impresionuar dhe i kënaqur me publikun i cili e priti këtë grup shumë mirë”.
Lidhur me këtë mbrëmje artistike ish ministri i Kulturës i Kosovës, profesori i muzikës, Valton Beqiri shprehet kështu: “Marrë parasysh jetën relativisht modeste kulturore në Prishtinë dhe në Kosovë, manifestimet ose aktivitetet e këtilla japin një mundësi më të mirë për njohjen e kulturës frankofone përgjithësisht. Në anën tjetër, Ditët e Kulturës frankofone, po ashtu janë një mundësi e mirë që përpos njohurive të kulturave të tjera, artistët që vijnë në Kosovë të njihen edhe me mundësitë dhe me instrumentistët apo me artin kosovar dhe kulturën kosovare. Është pra situatë e cila megjithatë ndikon në hapjen e Kosovës edhe ndaj Evropës dhe botës. Pra këtu, sikur në koncertin e sotëm, arti dhe artistët tanë mund të njihen nga artistët që vijnë në Kosovë.
©albinfo.ch: Grupit “Junior Tshaka” i bashkohet edhe bateristi kosovar Nesim Maxhuni
Ne kemi obligim që, si shtet, të promovojmë kulturën tonë në ato vende ku nuk njihet aq sa duhet kultura jonë. Potenciali ynë krijues dhe artistik është aq i madh sa që ne nuk kemi fare nevojë që të jemi modest, sepse jemi në nivel të njëjtë me artin botëror dhe evropian, prandaj është çështje e mundësive materiale dhe e interesit të përgjithshëm shoqëror që kultura jonë të jetë sa më shumë e pranishme në gjithë botën”, tha ish ministri i kulturës Valton Beqiri.
Çka është Festa Ndërkombëtare e Frankofonisë
Më 1970 në kryeqytetin Niamey të Nigerisë, u bë marrëveshja e krijimit të Agjencisë së bashkëpunimit kulturor dhe teknik e që sot njihet si Organizata Internacionale mbi Frankofoninë (OIF). Dita e Frankofonisë i kushtohet gjuhës franceze e cila bashkon rreth 200 milion folës të kësaj gjuhe në botë. Çdo 20 mars, frankofonët e të gjitha kontinenteve festojnë Ditën e Frankofonisë. OIF në vete ngërthen 56 shtete dhe qeveri si dhe 19 vëzhgues nga 5 kontinente.
Më 1995, Parlamenti zviceran vendos të inkuadrohet në Organizatën Internacionale të Frankofonisë. Mbi 100 ambasada dhe përfaqësi të Zvicrës marrin pjesë në manifestimet e Ditës së Frankofonisë e cila mbahet çdo 20 mars në vende të ndryshme të shteteve anëtare të Frankofonisë.
E-Diaspora
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares Ligji për Arsimin, në Bavari, thotë: “Kushdo që nuk siguron që të miturit në moshën e...
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri