Futboll
Refuzohet ankesa e Kosovës
Vendimin, gjykata me seli në Llozanë të Zvicrës e publikoi të hënën
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka rrëzuar ankesën e Federatës së Futbollit të Kosovës kundër Federatës Rumune të Futbollit dhe UEFA-s.
Vendimin e publikoi gjykata me seli në Lozanë të Zvicrës të hënën.
FFK-ja ishte ankuar lidhur me ndeshjen e 15 nëntorit të vitit të kaluar ndaj Rumanisë. FFK-ja, sipas vendimit, kërkoi nga UEFA të mbajë Federatën e Futbollit të Rumanisë përgjegjëse për ndërprerjen e ndeshjes, si dhe të anulojë gjobën prej 6,000 eurosh, transmeton albinfo.ch.
Por, edhe CAS-i, po ashtu si UEFA, ka vlerësuar se loja u ndërpre sepse futbollistët e Kosovës lanë njëanshëm fushën e lojës.
“Paneli shqyrtoi provat dhe arriti në përfundimin se lojtarët e Kosovës morën vendim të njëanshëm për të lënë fushën, në mungesë të një udhëzimi të vlefshëm nga gjyqtari, dhe ishin përgjegjës për ndërprerjen e ndeshjes. Paneli pranoi se vendimi i lojtarëve të Kosovës u mor për shkak të disa brohoritjeve; ndërsa ato ishin të papranueshme dhe subjektonin sanksione të tjera nga UEFA, ato nuk mund të justifikonin braktisjen e fushës nga ekipi kombëtar. I takonte gjyqtarit të vendoste për hapat që duhej të ndërmerrte,” shkruhet në vendimin e publikuar të hënën.
Pra, përgjegjës për ndërprerjen e ndeshjes, po ashtu si UEFA, mbetet ekipi i Kosovës.
“Paneli vuri në dukje se lojtarët e Kosovës refuzuan qartë të ndiqnin udhëzimet e gjyqtarit për t’u kthyer në fushë dhe për të vazhduar ndeshjen. Paneli vendosi se FFK-ja dhe federata rumune ishin përgjegjëse për mospërfundimin e ndeshjes. Ankesa e FFK-së hidhet poshtë dhe vendimi i kontestuar mbështetet.”
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













