Kosova
Refugjatët ukrainas po ikin nga Serbia në Shqipëri
Arsyeja është se ukrainasit nuk po ndihen të sigurt në Serbi
Darko Trifunoviq, profesor i Shkencave të Sigurisë në Universitetin e Beogradit, në një intervistë për televizionin serb, Kurir – televizion i afërt me Aleksandar Vuçiq, ka treguar se refugjatët ukrainas me qëndrim në Beograd pas largimit nga agresioni rus, kanë filluar të largohen në drejtim të Shqipërisë, pasi që nuk po ndjehen aty më të sigurt, përcjell albinfo.ch.
“Kam pasur rast të flas me refugjatët ukrainas këtu. Për shkak të propagandës mediale në Serbi dhe është gjë e tmerrshëm për secilin serb, pasi që prindërit me fëmijë nuk ndjehen të sigurt këtu. Serbia është i vetmi shtet në Evropë ku media të caktuara e arsyetojnë luftën agresore të Rusisë”, ka thënë Trifunoviq, derisa i ndërhyn moderatorja, duke dashur ta zbusë këtë qëndrim të tij me arsyetimin se Serbia e ka votuar rezolutën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, me të cilën është dënuar agresioni rus në Ukrainë.
Mirëpo, Trifunoviq nuk ndalet dhe vazhdon… “Kam takuar dje njerëz në pompë të benzinës me targa të Ukrainës, katër vetura me fëmijë, u jam afruar dhe i kam pyetur ku po shkonjnë dhe ata më kanë thënë se po shkojnë në Shqipëri, pasi që në Serbi nuk po ndjehmi të sigurt. Dhe kjo për mua ishte tepër e rëndë. Kjo po ndodh falë gjeneralëve tanë, njerëzve tanë… ja çfarë bëjnë”, ka thënë ai.
Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Serbisë. Përveç kësaj, në Beograd po mbahen edhe protesta në mbështetje të Rusisë dhe Putinit.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin










