Bota
Refugjatët përbëjnë shumicën e të dyshuarve për sulme seksuale
“Pjesa më e madhe e personave të dyshuar, në përgjithësi, radhitet në kategorinë e refugjatëve”, ka thënë prokurori i Këlnit, Ulrich Bremer
Vala e sulmeve dhe ngacmimeve seksuale që ndodhi natën e Vitit të Ri në Këln vazhdon të jetë ndër preokupimet kryesore të medieve gjermane e më gjerë. Së fundi kanë folur dhe prokurorët: Shumica e të dyshuarve të identifikuar lidhur me serinë e vjedhjeve janë refugjatë, kanë thënë ata sot.
Krimet e përmendura kanë shkaktuar trazira në Gjermani dhe debat të ashpër lidhur me aftësinë e këtij vendi për t’i integruar gati 1.1 milion njerëz, që kanë kërkuar azil vitin e kaluar.
Prokurori i Këlnit, Ulrich Bremer, tha se deri tash janë identifikuar 73 të dyshuar, shumica prej tyre nga Afrika Veriore, shkruan radio Evropa e Lirë.
Ishin paraqitur gjithsej 1075 raste kriminale, përfshirë 467 sulme të dyshuara të natyrës seksuale, që mund të kategorizohen prej fyerjes e deri te dhunimi.
“Pjesa më e madhe e personave të dyshuar, në përgjithësi, radhitet në kategorinë e refugjatëve”, i tha Bremer agjencisë Associated Press, duke u shprehur se raportet aktuale, ku thuhet se vetëm tre të dyshuar ishin refugjatë, janë “marrëzi totale”.
Fillimisht, autoritetet e Këlnit ishin akuzuar se e kishin minimizuar faktin se në mesin e sulmuesve ishin shumë azilkërkues, për shkak të ndjeshmërisë politike të kësaj çështjeje.
Ndër të dyshuarit janë 30 shtetas të Marokut, 27 algjerianë, 4 irakianë, 3 gjermanë, 3 sirianë, 3 tunizianë, dhe nga një nga Libia, Irani dhe Mali i Zi, tha prokurori Ulrich Bremer, raporton AP.
“Ata kanë status juridik të ndryshëm, përfshirë hyrje ilegale në vend, azilkërkues dhe aplikues për azil”, tha Bremer për të dyshuarit e jashtëm.
Prej këtyre 73 vetëve, 12 janë të dyshuar për lidhje me krimet seksuale, megjithqë vetëm njëri prej tyre, një azilkërkues nga Maroku, i cili ka hyrë në Gjermani në muajin nëntor, është në burg, tha Bremer.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











