CH-Ballkani
Refugjatët në Kosovë duan të shkojnë në Gjermani
Qendra e Azilkërkuesve në Magurë të Lipjanit, gjatë këtij viti ka strehuar 81 refugjatë nga vendet e Lindjes së Mesme, kryesisht nga Afganistani dhe nga Siria. Aktualisht në këtë Qendër janë të strehuar 22 refugjatë
Nga Kosova nuk largohen vetëm të rinjtë, por ka edhe refugjatë që janë strehuar përkohësisht.
Qendra e Azilkërkuesve në Magurë të Lipjanit, gjatë këtij viti ka strehuar 81 refugjatë nga vendet e Lindjes së Mesme, kryesisht nga Afganistani dhe nga Siria. Aktualisht në këtë Qendër janë të strehuar 22 refugjatë, raporton “Evropa e Lirë”.
Njëri ndër ta është Sulman Ali, 22 vjeç nga Pakistani, i cili ka ikur nga vendlindja e tij në kërkim të një jete më të mirë. Pas një rrugëtimi të gjatë, ai tani është i strehuar në Qendrën e Azilkërkuesve në Kosovë. Në Kosovë, ai thotë se do të qëndrojë deri në momentin kur t’i jepet mundësia që të shkojë në Gjermani, atje ku thotë se e ka edhe familjen, përcjell albinfo.ch.
Në Qendrën e Azilkërkueseve në Kosovë, kryesisht janë të rinj të ikur nga vatrat e krizës që kanë përfshirë vendet e tyre.
Autoritetet në Kosovë kanë një plan dhe janë të gatshëm t’i strehojnë më shumë se 3 mijë refugjatë, nëse paraqitet nevoja.
Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara publikoi të hënën raportin vjetor, i cili nxori në pah se 65.6 milionë njerëz në botë janë refugjatë, azilkërkues ose të zhvendosur brenda përbrenda vendeve të tyre.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










