Bota
Refugjatët në Gjermani, më të shëndetshëm se gjermanët
«Ata nuk bartin me vete asnjë sëmundje ngjitëse dhe nuk vijnë as njerëz me sëmundje kronike», ka thënë kryetari i mjekëve gjermanë

Refugjatët që vijnë në Gjermani, janë në gjendje «mbinormale të mirë» shëndetësore. Këtë e thotë kryetari i Federatës së Mjekëve të Gjermanisë, Frank-Ulrich Montgomery për gazetën gjermane «Welt».
«Ata nuk bartin me vete asnjë sëmundje ngjitëse dhe nuk vijnë as njerëz me sëmundje kronike», ka thënë kryetari i mjekëve.
Kjo gjendje shpjegohet me faktin se sipas rregullit, këtu vijnë me shumicë «meshkuj, të rinj dhe dinamikë». Për këtë arsye ai thotë se është e pabazuar frika se me ardhjen e refugjatëve në Gjermani po mbingarkohet sistemi i atjeshëm shëndetësor.
Këtë ai e dëshmon me koston shëndetësore që shkaktojnë refugjatët, e që është më e ulët se ajo e shkaktuar nga gjermanët. Konkretisht, trajtimi mjekësor mesatar i një azilkërkuesi sipas kryetarit të mjekëve kushton 2300 euro ndërkohë që për trajtimin e një gjermani nevojiten 600 euro më shumë.
Kyetari i mjekëve ka folur në superlativ edhe për shkallën e lartë të gatishmërisë së refugjatëve për të pranuar vaksinimin që u ofrohet me të ardhur në Gjermani.
E-Diaspora
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025” Pas suksesit të edicionit të parë, ftesë për pjesëmarrje në “Kosova in Berlin – Edicioni i...
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz