Lajme
Referendumi që nxit ndarjen e Bosnjës
Entiteti serb në Bosnjë dhe Hercegovinë po mban një referendum, i cili do të përcaktojë nëse 9 janari do të caktohet si Dita e Republikës Serbe. Ky referendum është në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese në Sarajevë
Rreth 1.2 milionë serbë të Bosnjës dhe Hercegovinës kanë filluar sot mbajtjen e një referendumi, që është në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese në Sarajevë, me idenë nëse 9 janari të caktohet si dita e Republikës Serbe të Bonjës. Ky referendum i nxitur nga ultranacionalsiti Milorad Dodik, shihet si parapërgatitje për ndarjen e Republika Srpska, nga pjesa tjetër e Bosnjës.
Sipas njoftimeve, rreth 1900 vendvotime janë hapur që prej orës 7 të mëngjesit në Republikën Serbe.
Referendumi i planifikuar ka çuar drejt debatit më të nxehtë ndërmjet zyrtarëve myslimanë të Bosnjës dhe atyre serbë të Bosnjës, që prej vitit 1995 kur me Marrëveshjen e paqes u krijua Republika Serbe, si një prej dy pjesëve konstitutive të Bosnjë Hercegovinës.
Pyetja e referendumit për votuesit në Republikës Serbe nëse e mbështesin propozimin që “Dita e shtetësisë” të jetë më 9 janar, përputhet me një festë Ortodokse Serbe dhe përvjetorin kur ligjvënësit serbë të Bosnjës më 1992 shpallën pavarësinë nga Bosnja, që nxiti luftën trevjeçare etnike, citon REL.
Komunitetet jo serbe e shohin datën si një simbol të dëbimit të tyre nga territoret e kontrolluara nga serbët e Bosnjës dhe një indikacion se Republika Serbe është krijuar vetëm për Serbët.
Më 17 Shtator, Gjykata Kushtetuese e Bosnjës, me seli në Sarajevë, ndaloi referendumin, duke vendosur se festa e 9 Janarit diskriminon në mënyrë joligjore myslimanët e Bosnjës dhe Kroatët katolikë.
Presidenti i entitetit serb të Bosnjës, Milorad Dodik, e ka shtyrë përpara mbajtjen e referendumit. Kritikët e akuzojnë se po provon të krijojë bazën për një referendum në të ardhmen, më gjasë më 2018, “nëse Republika Serbe duhet të ndahet nga Bosnja dhe Hercegovina”.
Ndryshe, më 1995 në Dayton të SHBA-ve u arrit marrëveshja e paqes për Bosnjën dhe Hercegovinën, e cila edhe i dha fund luftës së përgjakshme 3 vjeçare. Në këtë Marrëveshje që u nënshkrua nga tre liderët, kryetari i atëhershëm i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, kryetari i Kroacisë, Franjo Tuxhman dhe ai i Bosnjës Alija Izetbegoviq, Bosnja dhe Hercegovina u nda në dy pjesë, në Konfederatën Serbe dhe Federatën Boshnjako-Kroate.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











