CH-Ballkani
Referendum për marrëveshjen finale me Serbinë
Presidenti kosovar ka thënë se asnjë e keqe nuk i vjen Kosovës nga mbështetja e aleatëve.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas koordinimit të opozitës për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme para takimit të 7 shtatorit në Bruksel. Thaçi ka thënë se sovraniteti shtetëror dhe integriteti territorial i Kosovës janë të garantuara nga Kushtetuta dhe jo nga deklaratat emocionale.
“Nuk ka fatkeqësi më të madhe për shtetin dhe qytetarët e Kosovës kur disa parti opozitare apo individë e vendosin në pikëpyetje përkrahjen e SHBA-së dhe aleatëve tanë kryesorë. Kjo situatë është për keqardhje. Kjo propagandë e paskrupullt e partive opozitare kundër aleatëve tanë ndërkombëtarë, e mbështjellë me panikun për gjoja cenimin e sovranitetit shtetëror, është e rrezikshme dhe e turpshme”, ka shkruar ai.
Presidenti ka thënë se asnjë e keqe nuk i vjen Kosovës nga mbështetja e aleatëve. “E vetmja e keqe që mund t’i vijë vendit tonë është nga ata që nuk duan marrëveshje paqësore me Serbinë, që nuk duan anëtarësim të Kosovës në BE, NATO dhe OKB”, ka shkruar ai, duke shtuar se qytetarët duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre nëpërmjet referendumit.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Gjermani
Besmir Elmazi përfundon specializimin e tretë në Haus der Ärzteschaft Düsseldorf -
„Discere et studēre ad futurum – Mësim e studim për të nesërmen!” -
Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern po zhvillon provat për festën e 28 Nëntorit -
Mediumi zviceran shkruan për Xhakën: Kapiteni i Kombëtares i fishkëllelluar në Prishtinë
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti












