Lajme
Reduktohen kolonat, pritjet deri 1 orë
Sipas Policisë së Kosovës, pritjet gjatë ditës së sotme janë reduktuar, edhe pse në Merdarë dhe tek Dheu i Bardh, kolonat kanë qenë deri 1 kilometër
Kthimi i mërgimtarëve në vendet e tyre të punës, po shkakton kolona të gjata në pikëkalimet kufitare Kosovë-Serbi. Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës, pritjet gjatë ditës së sotme janë reduktuar, edhe pse në Merdarë dhe tek Dheu i Bardh kolonat janë rreth 1 kilometër.
“Ju informojmë se situata sa i përket pritjeve është përmirësuar. Pritjet janë më të shkurtra, varësisht prej frekuentimit të automjeteve të qytetarëve të cilët po kthehen në shtetet e ndryshme të Evropës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Qarkullimi në pikën kufitare në Merdarë, sipas të njëjtit njoftim, po zhvillohet pa problem, përderisa kolona në dalje janë deri në 1 orë. Por, sipas policisë varësisht prej frekuentimit të automjeteve kolona nganjëherë arrin deri në 1 km dhe pritjet zgjasin kohë pas kohe deri ne 1.30 min.
“Policia e Kosovës në këtë rast Departamenti i Policisë Kufitare ende vazhdon me shtim të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, me të vetmin qëllim të shmangies së pritjeve të gjata dhe të ju mundësojë qytetarëve kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, te Dheu i Bardhë kolonat gjatë ditës kanë shkuar deri 1 km dhe pritjet zgjasin deri në 1 orë. Në Muçibabë nuk ka pritje fare dhe qarkullimi i automjeteve zhvillohet normalisht, po ashtu as në Mutivodë nuk ka pritje më shumë se 10 ose 15 min.
Edhe në pikëkalimet kufitare të veriut, Jarinje dhe Bërnjak, qarkullimi i automjeteve zhvillohet pa problem, ndërsa pritje nuk ka.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













