Lajme
Reciprociteti po aplikohet 100 për qind
Ndërkohë që më parë ka pasur kolona të gjata të kamionëve duke pritur në kufi, një gjë e tillë nuk është duke ndodhur më
Masat e reciprocitetit ndaj Serbisë janë duke u zbatuar 100 për qind, kanë bërë të ditur zyrtarët e Doganave të Kosovës. Sipas tyre që nga marrja e vendimit nga Qeveria e vendit për masat e reciprocitetit, asnjë mall serb nuk është zhdoganuar më.
Pas situatës së krijuar në veri të vendit, përkatësisht në Pikën 1, e cila është djegur dhe vazhdon të jetë e mbyllur momentalisht, as në Pikën 31 nuk është lejuar qarkullimi i mallrave.
Por një bllokim i tillë vazhdon të jetë edhe në pikat e Merdares dhe atë të Dheut të Bardhë.
Ndërkohë ditëve të mëhershme ka pasur kolona të gjata të kamionëve duke pritur në kufi, një gjë e tillë nuk është duke ndodhur më.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vënien e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, është marr më 20 korrik dhe ai vazhdon të mbetet në fuqi.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













