Tematike
Recepti i Papa Françeskut
Papa Françesku ishte në të gjitha luftërat gjatë vitit 2014, ai paraqitet si një figurë tërheqëse, e cila shkon përtej bashkësisë katolike

“Papa Françesku zhvillon një gjuhë shumë pak të shënuar me shprehje fetare”, shpjegon Christian Grosse, profesor i historisë dhe antropologjisë së kristianizmit modern në Universitetin e Lozanës. Në një intervistë dhënë për gazetën e përditshme frankofone “Le Matin”, Grosse jep përshtypjet e tij rreth veprimeve dhe qëndrimit të Papë Françeskut.
Pasi që kishte kryesuar Meshën e fundit mbrëmë në bazilikën e Shën Pjetrit, Papa Françesku dha bekimin Urbi et Orbi sot në mesditë. Një program konvencional për një personalitet që nuk është aq konvencional. Peshkopi i Romës është i pranishëm vazhdimisht që nga zgjedhja e tij në mars 2013. Dhe kudo që shkon, ai josh. Christian Grosse, profesor i historisë dhe antropologjisë së formave moderne të krishterimit në Universitetin e Lozanës, analizon popullaritetin e tij.
Jorge Mario Bergoglio mbajti një vend të rëndësishëm në ngjarjet e vitit 2014. Gjë që kurrë nuk është parë për një Papë?
Edhe Gjon Pali II, në kohën tij, ishte gjithashtu shumë i pranishëm. Ai ishte Papa i parë që ishte në gjendje të flasë me mediet, të organizojë ngjarje të tilla, si tubime rinore. Është po ky stil që merr sërish edhe Papa Françesku.
Në vitin 2013 Papa ka vendosur një stil shumë personal. Çfarë ka bërë këtë vit?
Ai ka hapur disa fronte. Por unë mendoj se projekti më i brishtë dhe i rëndësishëm është statusi i familjes në Kishë: pra, integrimi i çifteve të divorcuara dhe ai i homoseksualëve. Ai gjithashtu ka marrë në dorë çështjen e pedofilëve apo çështjen e gjithë atyre që nuk e bëjnë një jetë në përputhje me vlerat e krishtere.
A vepron aq sa flet?
Ai flet më fort se sa vepron. Për shembull, në lidhje me çështjen e institucioneve financiare brenda Kishës ne nuk shohim veprime shumë të forta të parakohshme. Në shumicën e rasteve veprimi i tij është më i butë se sa fjalët e tij.
Ai të paktën ka arritur të fitojë favorin e opinionit publik. Cili është recepti i tij?
Ai ka një kapacitet për të trajtuar simbolet përballë një kulture, e cila është sot shumë ikonike (e cila i pëlqen imazhet). Ai zhvillon një gjuhë moderne, e cila është shumë pak e shënuar me fjalë fetare. Fjalimi i tij i përshtatet secilit. Kjo është një komunikatë i klasit të parë, i cili ka kontrollin e kalendarit të medieve. Kur ai kthehet prej një udhëtimi, ai jep intervista në avionin e tij, si Barack Obama. Papa Françesku është i pranishëm në të gjitha kohët.
Jep përshtypjen se të gjithë e duan. A ka armiq?
Po, sigurisht. Është më i vlerësuar jashtë kishës se sa brenda saj. Marrëdhëniet e pushtetit janë ngurtësuar nga konservatorët në lidhje me trajtimin e dosjes së familjes. Ai ka kundërshtarë shumë seriozë. Nëse të gjithë kundërshtarët apo të pakënaqurit bëhen aleatë, atëherë Papa Françesku do të gjendet në një pozitë të vështirë në muajt e ardhshëm.
A do të arrijë të kapërcejë këto kundërshtime?
Është vështirë për t’iu përgjigjur. Por Papa ka dalë nga periudha e tij fillestare, gjatë së cilës ishte i mirëpritur. Kjo do të varet nga aftësia e tij për të ngrehur opinionin publik. Popullariteti i tij mund të vendoset falë legjitimitetit dhe autoritetit të tij gjatë negociatave, ku besimtarët nuk kanë zë direkt.
A është kjo pengesa e vetme në rrugën e tij?
Tërheqja mediale përmban gjithashtu një rrezik të banalizimit të fytyrës dhe fjalës së tij në rrjetet e medieve. Rreziku qëndron tek fakti se mund të shndërrohet në një lider fetar në mes të tjerëve, ndërsa ai kërkon të ndërtojë një status modern fetar si referencë, të tillë sikur ai i Dalai Lamës.
Cili është qëllimi i ndjekur, në thelb?
Qëllimi i tij është regjistrimi i Kishës në botën moderne, ta përshtatë atë në kohën e tij, pa humbur identitetin e saj dhe pa i braktisur vlerat e saj themelore.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj