Shkurt.ch
Reagon Vetëvendosje në Zvicër
Vetëvendosje në Zvicër reagon për dhunën e ushtruar nga policia e Kosovës ndaj protestuesve më 21 dhe 22 tetor 2012
“Në shenjë pakënaqësie për servilitetin që po i bënë Qeveria e Kosovës, konkretisht kryeministri Hashim Thaçi, Republikës së Serbisë, duke shkuar në bisedime politike me Serbinë pa asnjë kusht, në reagimin e Vetëvendosjes në Zvicër”, thuhet se organizata politike Lëvizja Vetëvendosje ka protestuar në mënyrë paqësore para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
“Protestues të shumtë paqësorë u grumbulluan dhe qëndruan pranë ndërtesës së Qeverisë dhe në Sheshin Nëna Terezë për të kundërshtuar këto kompromise që po i bënë Kryeministri Thaçi në kurriz të Kosovës. Policia e Kosovës e dirigjuar nga Qeveria dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, intervenoi dhunshëm me sprej, gaz lotsjellës, shufra gome për t’i shpërndarë protestuesit. Policia sulmoi protestuesit paqësor duke iu shkaktuar atyre lëndime trupore serioze dhe mbi 63 prej tyre u arrestuan, të cilëve iu shqiptua masa e arrestit prej 48 orësh. Në mesin e të arrestuarave ishin edhe disa deputet të Parlamentit të Kosovës”, thuhet në reagimin e shoqatës Vetëvendosje në Zvicër.
Në këtë reagim Shoqata në fjalë i kujton edhe njëherë Qeverisë së Kosovës krimet e kryera në territorin e Kosovës.
“Mbi 13,000 persona të vrarë e masakruar, mbi 2,000 persona ende të pagjetur, mbi 20,000 femra të dhunuara, mbi 120,000 shtëpi të djegura, afër 1 milion të depërtuar”, thuhet në këtë reagim.Më tej në reagim thuhet se Serbia ka plaçkitur në Kosovë: fondin pensional dhe atë të kursimeve bankare, arkivat e regjistrit civil, regjistrit kadastral, të kulturës dhe arkeologjisë etj.
“Qeveritë serbe të pasluftës kurrë nuk janë distancuar nga këto krime dhe asnjëherë nuk kanë kërkuar falje për krimet që i ka bërë shteti i tyre dhe nuk i kanë venë në dispozicion këto arkiva dhe fonde, të cilat i mbajnë peng edhe sot e kësaj dite për kalkulime politike”, thotë shoqata Vetëvendosje.
Sipas Vetëvendosjes në Zvicër pa përgjigje në këto çështje dhe pa kërkim falje nga Serbia nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, dhe besim të qëndrueshëm reciprok.
“Të shkohet në këto bisedime pa asnjë kusht është servilizëm klasik dhe shkelje mbi sakrificën e kombit dhe gjakun e dëshmoreve”, thuhet në reagim..
VETËVENDOSJE! në Zvicër e dënon rënd dhe gjykon të papranueshëm intervenimin mbi protestuesit shqiptar dhe deputetet si përfaqësues të popullit.
“Ky veprim, Kosovën po e shndërron në një shtet policor i cili po mohon të drejtat legjitime te popullit . Kur Ministri i Punëve të Brendshme tejkalon kompetencat e tij dhe zinxhirin komandues, jep urdhra për ushtrim dhune ndaj kundërshtareve të tij politik dhe rrah e burgos deputetet e opozitës është fillimi i një shteti milicor diktatorial”, thuhet mes tjerash në reagimin e Vetëvendosjes në Zvicër.
Vetëvendosje në Zvicër përkrah qëllimet e drejta të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë dhe solidarizohen me protestën e sotme kundër dhunës policore.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










