Lajme
Reagon Smajl Latifi, pasi u ftua nga Gjykata Speciale
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, pas pranimit të sotëm të ftesës për t'u paraqitur para Gjykatës Speciale, përmes profilit të tij në Facebook ka publikuar foto nga masakrat serbe të kryera në Kosovë, përderisa ka shprehur zhgënimin e tij për mosdënimin e kriminelëve serbë
Ai ka thënë se populli shqiptar i Kosovës ka përjetuar përndjekje e masakra për më shumë se një shekull nga shteti serb, ndërsa lufta e fundit (1998-99) ishte edhe një dëshmi për botën e civilizuar për egërsinë e shtetit të Serbisë.
Latifi shkruan se përkundër se hetuesit ndërkombëtarë i kanë parë dhe identifikuar të gjitha këto krime, nuk është ndërmarrë asnjë masë ndëshkuese kundër atyre që urdhëruan dhe i bënë këto krime.
“Drejtësia selektive dhe e vonuar nuk është drejtësi. Bashkësia ndërkombëtare me apo pa dashje, u bë një me krimin dhe kriminelët. Duke fshehur provat dhe duke frikësuar dëshmitarët, arritën që të detyrojnë të heshtin dëshmitarët okularë”, ka shkruar Latifi, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Ai ka shtuar se nuk ka turp më të madh për drejtësinë që nuk iu dukën fakte e dëshmi të mjaftueshme që të akuzohen e gjykohen komandantët e njësitë kriminale serbe që i urdhëruan dhe i udhëhoqën e i kryen këto ekspedita ndëshkuese. Kreu i komunës ka shtuar se UÇK-ja bëri luftë për liri dhe për ta mbrojtur popullin e vet.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











