Shqipëria
Reagon Rama pas lajmit të dhunimit të vajzës nga djali i deputetit
Ndërsa policia ka thënë se ka kryer të gjitha procedurat sa i përket kallëzimit të 25-vjeçares, Xhisiela Maloku, e dhunuar nga ish i dashuri i saj.
Kryeministri Edi Rama ka dënuar dhunën ndaj grave, duke folur për herë të parë pas lajmit për dhunimin e Xhisiela Malokut nga djali i deputetit socialist, Rrahman Rrahja. Rama deklaroi se dhuna është e pafalshme, si dhe po aq i pafalshëm është edhe abuzimi politik me vajzën. Përmes një shënimi në Twitter, ai shprehet se policia ka bërë detyrën, pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit.
“Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme!Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Ata që hungërijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike, po e ridhunojnë vajzën. Për ne askush s’është mbi ligjin. Aida Hajna, nëndrejtoreshë e Policisë së Shtetit, në një deklaratë për mediat bëri me dije procedurat që janë ndjekur lidhur me kallëzimin e Xhisiela Malokut ndaj Rexhep Rrajas”, ka shkruar Rama.
Ndërsa policia ka thënë se i ka kryer të gjitha procedurat sa i përket kallëzimit të 25-vjeçares Xhisiela Maloku, e dhunuar nga ish i dashuri i saj.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











