Kosova
Reagon QUINT-i në lidhje me ashpërsimin e gjuhës së krerëve politikë të Kosovës
Shtetet e QUINT-it, përmes një deklarate të përbashkët kanë bërë thirrje në drejtim të udhëheqësve politikë në Kosovë që diskutimet e tyre t’i bëjnë pa fyerje dhe kërcënime.
Sipas QUINT-it, gjuha nxitëse dhe në veçanti sulmet personale që synojnë promovimin e synimeve politike mund të çojnë në një atmosferë, e cila krijon hapësirë për akte dhune.
“U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës të diskutojnë lidhur me sfidat dhe mundësitë e shumta me të cilat përballet Kosova pa fyerje dhe kërcënime. E ardhmja demokratike e Kosovës varet nga zgjuarsia e udhëheqësve të saj për të vënë një shembull pozitiv të diskursit shoqëror dhe respektimin e lirisë së shprehjes. Çdo formë e gjuhës nxitëse, e në veçanti sulmet personale që synojnë promovimin e objektivave politike, mund të kontribuojnë në një atmosferë që inkurajon akte dhune. Qytetarët e Kosovës meritojnë më mire”, thuhet në reagimin e QUINT-it.
Një reagim i tillë i QUINT-it vjen pas një fushate që është iniciuar në rrjete sociale kundër kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, për kinse lidhjet e familjarëve të saj me Serbinë.
Një fushate të tillë i ishte bashkuar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili madje kishte premtuar se do të publikojë fakte shtesë për lidhjet e familjes së Vjosa Osmanit me Serbinë nëse kjo e fundit reagon.
Ndaj deklarimeve të Thaçit kishte reaguar ashpër vetë Osmani, e cila kishte thënë se “gjarpri po synonë të kafshojë nderin e familjes”.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











