Lajme
Reagon Lunaçek: Udhëheqësit politikë në Kosovë të shmangin çdo akt të dhunës
Për shpërthimin e dhunës nëpër rrugët e Prishtinës dhe bllokadën e institucioneve, dje ka reaguar në “Twitter” edhe Ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Sebastian Kurz
Nënkryetarja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, ka reaguar ndaj përshkallëzimit të situatës dhe protestave të dhunshme gjatë ditëve të fundit në Kosovë. Ajo ka thënë se opozita duhet të presë vendim e Gjykatës Kushtetuese në janar dhe deri atëherë duhet të funksionojë parlamenti.
“Unë nuk dua që përfaqësuesit e opozitës dhe të qeverisë të vazhdojnë ta përshkallëzojnë situatën edhe më shumë. Unë ua kujtoj partive opozitare në Kosovë traditën e mirë të protestave paqësore”, raporton “ots.at”, përcjell “albinfo.ch”
“Tash gjithçka është në dorën e Gjykatës Kushtetuese dhe duhet të presin deri në janar për të kuptuar vendimin. Deri atëherë partitë opozitare duhet të bëjnë punën e tyre si pjesë e parlamentit. Për shembull, përgatitja e buxhetit, i cili përfundimisht duhet të përmirësoj situatën sociale dhe ekonomike në këtë vend”, ka thënë ajo.
Për shpërthimin e dhunës nëpër rrugët e Prishtinës dhe bllokadën e institucioneve, dje ka reaguar në “Twitter” edhe Ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Sebastian Kurz.
“I shqetësuar për situatën në Kosovë. Pengimi i dhunshëm i punës në Parlamentin e Kosovës është i papranueshëm”, ka shkruar Kurz. Ai ka bërë thirrje që të gjenden zgjidhje politike për tejkalimin mosmarrëveshjeve. “Mosmarrëveshjet politike të zgjidhen politikisht, jo me gaz lotsjellës dhe gurë”, ka shkruar Kurz.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











