Jeta në Zvicër
Reagon Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës ndaj artikullit skandaloz të “Weltwoche”
Reagon Kuvendi i Shqiptarëve në Zvicër lidhur me artikullin e "Weltwoche" të datës 06 shkurt 2019, "Ëndrra e lagësht e Kosovës".

Më 6 shkurt të këtij viti, revista «Weltwoche» publikoi një artikull në lidhje me një këngëtare repi shqiptare e quajtur Loredena.
Artikulli me titull “Ëndrra e lagësht e Kosovës”, në të cilin vetëm sipërfaqësisht bëhet fjalë për Loredenën, është i mbushur tepër me paragjykime dhe klishe kundër shqiptarëve/reve.
«Në të mund të gjenden krahasime të pakëndshme, fyerje të këqija dhe pasazhe të qarta raciste dhe ksenofobike. Është shumë e vështirë të vendosësh se cilin paragraf do ta citosh këtu. Në esencë, i gjithë artikulli mund të merret si një citat. Autori merr disa videoklipe dhe “performancën artistike” të një rapere shqiptare si shembull, dhe i godet shqiptarët/ret.», thuhet në reagimin e KSHZ.
«Dhe prapa saj qëndron një qëllim që është i qartë për lexuesin e matur. Vërehet haptas se me një artikull “pozitiv” Weltwoche nuk mund të bëjë ndonjë disponim, se nuk i sjell pakënaqësi dhe nuk ofron kurrfarë mbështetje votimi për kandidatë të caktuar. Në mes tjerash, në këtë artikull thuhet, shqiptarët jashtë vendit do të kenë një kohë të vështirë, “pasi gjithnjë në ato shtresat e përhershme të ulëta, ata pesë voziten në një mercedes të zi, me kokë të rrafshta dhe duke shqiptuar fraza që janë aq të thjeshta si një tullac. Ata mendojnë se janë më gjentilët në botë, vajzat vetëm i presin dhe se thika flet më shumë se një mijë fjalë”. Është thjesht e papranueshme ajo se çfarë i lejon vetvetes Weltwoche. Si Kuvend i Shqiptarëve/reve në Zvicër, e ngremë zërin kundër këtij lloj artikujsh gazetareskë të pa shije. Nuk është hera e parë që komuniteti shqiptar në Zvicër duhet të mbrohet kundër gjuhës raciste dhe fyese të Weltwoche nga një shkrim i tillë tendencioz.
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës kërkon nga Weltwoche që të distancohet nga ky shkrim dhe të kërkojë falje publike.
«Ne nuk i përjashtojmë dhe veprimet ligjore kundër këtij artikulli», thonë në Kuvendin e Shqiptarëve të Zvicrës
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it
-
“Refugjati” nga Alan Gratz, një rrëfim përtej kufijve gjeografikë dhe kohorë
-
Londër: Janina Oseku fiton çmimin e parë për “Miss Diaspora 2025”
-
Mërgata shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve: “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”