Lajme
Kardiologu shqiptar në Gjermani, flet për situatën epidemiologjike në Kosovë
Gjermania ka raportuar për 248 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Marr parasysh numrin e banorëve, i bie 3 raste të infeksionit për një milion banor.
Përndryshe, nga 198.804 persona në këtë shtet që nga fillimi i pandemisë, tanimë 184.400 janë shëruar dhe vetëm rreth 5300 janë raste ende aktive.
Pas publikimit të këtyre shifrave, ka reaguar kardiologu shqiptar në Gjermani, Fahri Beqa. Ai ka bërë një krahasim të situatës epidemiologjike në Gjermani me atë në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
“Në të njëjtat 24 orë të fundit në Kosovë janë regjistruar 205 raste të reja pozitive me Sars-Cov2, që i bjen përafërsisht 120 raste të reja të infeksionit për 1 milion banorë (nëse Kosova i ka 1,7 milionë banorë, sipas regjistrimit të fundit). D.m.th. rreth 40-fish më shumë se sa në Gjermani!”, ka shkruar ai.
Sipas tij, këto shifra tregojnë vetëdijen e qytetarëve dhe punën e institucioneve në menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.
“Ose gjermanët janë ekstrem të vetëdijshëm e seriozë në punën që po bëjnë dhe u besojnë maksimalisht institucioneve të tyre, ose ne shqiptarët kemi të paktën probleme me disiplinën, të kuptuarit serioz të pandemisë dhe besimin në institucione, ose këto institucione janë duke dështuar seriozisht në menaxhim”, ka shtuar Beqa.
Ndryshe, Kosova në katër ditët e fundit ka shënuar mbi 200 raste pozitive brenda 24 orëve dhe numër rekord të viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










